• Banner

  • Ka mbaruar

Fëmijët e natyrës, Luljeta Lleshanaku

Po afron koha
kur poetët u rikthehen sërish stinës së zogjve
duke fshirë me mëngë gjurmët e karbonit mbi letër

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fëmijët e natyrës
Origjinali: Fëmijët e natyrës
Gjinia: Poezi
Autori:Luljeta Lleshanaku
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2006
Fq. 84
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-99943-897-4-2

Fragment nga libri

Zogj dhe karbon

Po afron koha
kur poetët u rikthehen sërish stinës së zogjve
duke fshirë me mëngë gjurmët e karbonit mbi letër.

Ne njohim veç vendqendrimet e tyre;
harku është i ikshëm. Të njëjtin hark
bën edhe shkopi në duart e ciceronit në muze
duke u ndalur çdoherë në të njëjtat pika:
Vaterlo, Itakë, Kajro e Berlin...

Atje ku historia, e imja dhe e gjithkujt
ndalet një hop dhe merr frymë thellë
koha frenon.
Koha tjetër është veç tymëra, bagazhe që zbresin e ngjiten
flamuj të vegjël konduktorësh.
Koha tjetër është veç imagjinatë...

Unë s'e mbaj mend se kur ka qenë hera e fundit
që mbajta frymën.
Ishte verë. Gusht. Qielli i gërvishtur
me vija të freskëta, të kuqe, si pëllëmbë kopshtari.
Të sapomartuarit silleshin gjithë gaz rreth shtëpisë sime.
Erdhi frymëmarrja.
E vetmja pemë që fërgëllonte në fushë
i shndërroi ata në dy copa të mëdha letre
i dënoi në laradashe të përjetshme.

Meditim me shkumë në fytyrë

Një rruajtje pas pune, e përse duhet?!!
Njëlloj si im atë,
shumë kohë më parë,
para një pasqyre të venitur, plasa-plasa
si një kaçamak i gatuar pa yndyrë.
Edhe ai rruhej, tamam në këtë orë,
më një brisk që rrëshqiste nga lart-poshtë,
duke hapur një shteg të pastër nga tëmthat në mjekër
si fjalët e apostullit. E ndërsa gjuha e mbështjellë kërmill
zbrazte njërën faqe dhe mbushte tjetrën,
e folura e tij më vinte rikoshet përmes xhamit:
"Fuqia e burrit, bir, matet me gjërat që nuk bën.
Pasioni mbahet fshehur, si fruti i rrepës!"

Ishte njëlloj si të thyeje një rregull,
kur unë, vite më vonë
në mëngjes herët, pa zënë punë me dorë
nxirrja ferrën time nga lëkura
duke përdorur fshehtas veglat e tim eti.

Kur dora filloi të më dridhej, unë kërkova një zot,
Nuk qe e vështirë. Njëlloj si të kërkosh një berber, në atë lagje
që e njeh në pëllëmbë të dorës.
Ai nuk e ka zakon të të pyes: "Ç'farë mund të bëj për ty djalosh?"
Kryqi është më i vjetër se njeriu.

Dhe ja, ku jam, pa asnjë prerje,
i ndriçuar nga llamba e hipofizës në zverk.
një rruajtje e pastër- siç i thoshte im atë- i cili,
kur vdekja erdhi ta merrte,
të merrte fytyrën e tij të parruar prej ditësh
si një grumbull milingonash rreken të përmbysin në vrimë një kokërr gruri,
mblodhi shuk retinat, siç mbledh shuk pecetën
fëmija,
kur e detyrojnë të ngrihet i pangopur
nga tryeza.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994389742
ean13
9789994389742
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001956

Botuesi: Toena

Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali

Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Nuk janë sytë e mi, Ervina Halili

Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ndoshta dashuri, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2627

Botuesi: Onufri

Kohe per askund, Arben Shehi

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)