Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti
  • Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti

Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti

SKU001757
Te tjere

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nektar i shpirtit shqiptar - Antologji poetike për Çamërinë
Origjinali: Nektar i shpirtit shqiptar - Antologji poetike për Çamërinë
Gjinia: Poezi
Autori: Ahmet Mehmeti
Shtëpia botuese: Instituti i Studimeve për Çamërinë & Arbëria
Viti: 2007
Fq. 336
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-99943-50-13-1

Mbli librin

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare. Kriteri kryesor i përzgjedhjes është ai estetik.

Theksi është vënëë në krijimet për ndërgjegjësimin kombëtar, shprehjen e identitetit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore të shqiptareve në Çamëri e kudo si pjesë integrale e çështjes shqiptare në Europë e në botë.

Në këtë koleksion janë përfshirë të gjitha rrymat e lëvizjet letrare që nga humanizmi europian (Maksim Artioti) deri tek romantizmi ( nga Hasan Tahsini e Abedin Dino deri tek Jeronim de Rada e Naim Frashëri), nga neoklasicizmi (Ndre Mjeda, Gjergj Fishta dhe Ethem Haxhiademi deri tek Zef Skiroi), poetët pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë avangardistët, disidentet e kundërshtarët e socrealizmit (Bilal Xhaferi etj.), përfaqësues të rrymave poetike aktuale si moderniste e postmoderniste, etj.

Nuk janë harruar as një numër i kufizuar krijuesish me frymëzim popullor, me tematike të re dhe stil të spikatur etj. Një e veçantë e kësaj antologjie është përfaqësimi në të i të gjitha llojeve poetike si lirika, epika e dramatika. Ndërsa e veçanta kryesore është përfaqësimi në të i poeteve të mëdhenj që vijnë për herë të parë pas një censure 70- vjeçare.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001757
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Aty te portat Skee, Agron Tufa

Fluturimet mbaruan. Drerë të përgjakur lëngojnë në votërzën e brishtë të zemrës, por është amvisë e mirë humbja: mbjell e pabujë gjithkund paqen e përbashkët të vajit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Autostop për në Re minor, Krenar Zejno

Rrota makine teksa shkojë tutje, tëhu dy sy, që i shoqërojnëDy vija drejtëzash, tek priten larg, e puqen fjollë mbi një vizëTej horizontit udhëdrejtë që diku bën kurriz mandej pak bark
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

It is you searching for you, Ilda Dashi

I am ultimately as unknown to myself, as you are to yourself. We are each like unsolved puzzles that are longing to be found and solved. We are each like empty scripts that are waiting to be written upon, poems that are screaming to be composed or lyrics yet to be sung.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Zoti zbret mbi jaseminë, Shqiponja Axhami

Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000341

Botuesi: Te tjere

Okul Defteri, Indrit Sinanaj

Titulli: okul defteriPoeziAutori: Indrit SinanajPoetët e të mërkurëskolana poetike e librarisëe Për7shmeViti: Tiranë, 2008f. 96Pesha: 0.1 Kg.Per me teper lexo ketu:
384 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001761

Botuesi: Te tjere

Eliksir dashurie, Ahmet Mehmeti

Vëllim poetik me tematikë të larmishme ku dominojnë motivet patriotike, erotike, filozofike. E veçanta e këtij vëllimi është figuracioni i larmishëm, ritmika e melodika tingëlluese si dhe stili telegrafik, pa fjalë të tepërta dhe me shumë ndjenja të sinqerta.
300 Lekë
More
Ka mbaruar