Per Levizjen Studentore Shqiptare, 1990-1991, Shinasi A. Rama
  • Per Levizjen Studentore Shqiptare, 1990-1991, Shinasi A. Rama

Për Lëvizjen Studentore Shqiptare, 1990-1991, Shinasi A. Rama

Princi

Së pari, ishte një lëvizje shoqërore, sepse i përmbush të gjitha parametrat e një lëvizjeje shoqërore. Ajo pati strukturë, udhëheqësi, vlera të qarta ideologjike dhe ishte në marrëdhënie jo varësie me strukturat e parisë politike.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Për Lëvizjen Studentore Shqiptare, 1990 – 1991, analiza, rrëfime dhe argumente
Origjinali: Për Lëvizjen Studentore Shqiptare, 1990 – 1991, analiza, rrëfime dhe argumente
Gjinia: Histori, publicistikë
Autori: Shinasi A. Rama
Shtëpia botuese: Princi & Instituti i Studimeve Kombëtare Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 384
Pesha: 0.506 kg.
ISBN: 978-9928-4287-5-2

Fragment nga libri

Së pari, ishte një lëvizje shoqërore, sepse i përmbush të gjitha parametrat e një lëvizjeje shoqërore. Ajo pati strukturë, udhëheqësi, vlera të qarta ideologjike dhe ishte në marrëdhënie jo varësie me strukturat e parisë politike.

Së dyti, Lëvizja mund të krahasohet lirshëm me lëvizjet studentore të vitit 1968 në Francë e në vendet e ish – kampit socialist. Kjo jo vetëm për kontributin, por edhe për vizionin që ofroi e që ishte thelbësisht i ndryshëm nga shumë lëvizje studentore të tjera.

Nga ana tjetër, së treti, Lëvizja Studentore kishte strukturë, relativisht solide, por jo aq shumë të konsoliduar, dhe prandaj edhe nuk iu rezistoi dot goditjeve që mori. Megjithatë, e së katërti, për aq sa ishte aktive, studentët e njohën veten si pjesëtarë të një Lëvizje Studentore edhe kur ishin pjesë e Shoqatave të ndryshme si Shoqata Studentore apo Shoqata Studentore "Fan S. Noli", sepse në marrëdhënien e tyre e konsideronin veten gjithnjë pjesë të Lëvizjes.

Së pesti, Lëvizja Studentore kishte një udhëheqje të qartë, e cila mbeti si emërues i përbashkët gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së saj. Së gjashti, Lëvizja, ose më mirë të themi, ata që i dhanë frymën asaj, kishin një sistem vlerash ideologjike që mbështetej në kombëtarizmin dhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

Së shtati, nga ky sistem vlerash buronin edhe qëllimet politike që Lëvizja Studentore synonte të arrinte. Së teti, Lëvizja Studentore u nis nga strukturat e shtetit, por iu doli nga kontrolli dhe u bë një forcë e madhe autonome për ndryshimin e sistemit.

Së nënti, kur vjen puna tek arritjet, lirisht mund të thuhet se Lëvizja Studentore e fitoi pluralizmin politik, shembi mitin e Enver Hoxhës, çliroi masat dhe shoqërinë nga pengu ku i mbante partia – shtet, mobilizoi njerëzit, u dha shpresë, dhe u bë zemra e opozitës dhe forca më pozitive në ndryshimet.

E më në fund, në lidhje me kohëzgjatjen, sipas të gjitha përkufizimeve të lëvizjes studentore, Lëvizja Studentore zgjati nga dhjetori 1990 deri në mars 1991, aq sa ishin të aftë studentët që të organizoheshin vetë.

Detajet e librit
Princi

Referencat specifike

isbn
9789928428752
ean13
9789928428752
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001444

Botuesi: UET Press

Trashëgimtarët, Luljeta Progni

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri.Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve.
750 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Alfabeti i tranzicionit 1990 - 2016, Gilman Bakalli

Tranzicion: kjo fjalë – çelës përmbledh kuptimin aktual dhe entuziasmues, të vështirë dhe me përgjegjësi, të propozuar me anën e 36 temave të trajtuara në mënyrë efikase e me shpirt kritik ku, në saj të energjisë pozitive e të teknikës narrative të autorit, leximi bëhet interesant e i këndshëm.
900 Lekë
More

Nëntëdhjeteshtata, Fatos Lubonja

Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001530

Botuesi: UET Press

Dhjetor 90, Aleksander Meksi

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar.
1 050 Lekë
More

Botuesi: Toena

Heshtja e dyfishtë, Carlo Bollino

Përse armët kimike duhet të vinin pikërisht në Shqipëri? Përse Kryeministri heshti aq gjatë? Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit? Kush qëndronte pas protestave në shesh? Si shpjegohet heshtja e gjatë e opozitës?
1 000 Lekë
More

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ku jemi e ku vemi, Daut Gumeni

Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000805

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrumpalla, Peter Lucas

Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë. 
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001530

Botuesi: UET Press

Dhjetor 90, Aleksander Meksi

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar.
1 050 Lekë
More

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.
800 Lekë
More