• Banner

Degjoje zemren time, Bianka Pitzorno
  • Degjoje zemren time, Bianka Pitzorno

Dëgjoje zemrën time, Bianka Pitzorno

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra!

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dëgjoje zemrën time
Origjinali: Ascolta il mio curore
Gjinia: Roman
Autori: Bianka Pitzorno
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 436
Pesha: 0.541 kg.
ISBN: 978-9928-217-56-1

Mbi librin

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeleteve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexueseve të fotoromaneve dhe panterave prej kadifeje, tri heroina, Eliza, Priska dhe Rozalba, do të udhëheqin luftën kundër padrejtësisë, mjaft që fitorja të arrijë, e ngadaltë por e paepur ama, si vrapi i një breshke...

Koment nga autorja

Për njëzet vjet, pasi botova librin tim të parë, nuk hodha në letër asnjë radhë, që të frymëzohej drejtpërdrejt nga jeta a kujtimet e mia. Kur kritikët letrarë i ktheheshin letërsisë për fëmijë, ishin shumë të rreptë për librat autobiografikë.

Jeta ka ndryshuar kaq shumë, ngulnin këmbë ata, e lexuesit e vegjël modernë janë ndryshe, nuk u bëhet vonë fare për fëmijërinë e shkrimtarëve. Mirëpo sa herë takoja lexuesit e mi të vegjël, më mbulonin me pyetje: "Si ishte jeta kur t'i shkoje në shkollë? Çfarë bëje kur ishe e vogël?"

Dhe kur filloja e rrëfeja për mësuesen time të tmerrshme ose për rrengjet që sajoja me shoqet, në vend që të mërziteshin dhe të shfrynin: "Uffa, ç'gjëra të vjetra po na thua!", këmbëngulnin: "Prapë, të lutem na trego prapë."

... Mund të shtoja edhe shumë gjëra të tjera për këtë libër, por nuk është vendi dhe, për më tepër, nuk dua t'ju mërzis. Por një gjë lipset thënë: UNË NUK JAM PRISKA PUNTONI. E vogël isha shumë e ndrojtur dhe nuk e kisha fjalën në majë të gjuhës, si Priska.

Dija të shkruaja tregime si Priska dhe të vizatoja bukur si Rozalba, gjyshja dhe xhaxhallarët e mi u shëmbëllenin atyre të Elizës, por nuk isha jetime. Personazhet e këtij libri janë ndërtuar me "copa" të ndryshme të shumë personazheve të vërteta, prandaj është e kotë të kërkosh kush ishte Sveva dhe kush Ester Panaro. Edhe kur shkruan libra me kujtime, shkrimtari e ndryshon dhe e pasuron realitetin.

Mbi autoren

Bianca Pitzorno lindi në Sassari dhe jeton e punon në Milano. Shkrimtare shu-më e dashur për lexuesit e rinj, prej vitit 1970 deri më sot ka botuar më shumë se dyzet libra, shumë syresh të suksesshëm.

Sot Bianca Pitzorno mbahet si autorja më e rëndësishme italiane për fëmijë dhe romanet e saj janë përkthyer në Francë, Gjermani, Spanjë, Greqi, Poloni, Hungari, Kore dhe Japoni. Është Goodwill Ambasadore e UNICEF-it.

Për disa vite ka punuar në RAI, ku është marrë me programet kulturore, si Sapere dhe Tuttolibri, dhe programet për fëmijë si Chi sa chi lo sa? dhe Dirodorlando; më vonë ka qenë mes autorëve të programit L'albero azzurro.

Ka shkruar pjesë teatrore, skenarë dhe tekste këngësh. Është nderuar me shumë çmime prestigjioze për librat e saj, si çmimi Andersen (disa herë), çmimi për fantazinë Gianni Rodari, çmimi Hans Christian Andersen, dhënë nga IBBY etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217561
ean13
9789928217561
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Një jashtëtokësor në familje, Bianca Pitzorno

Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Është vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001796

Botuesi: Aeditions

Atlas Historik i Botes per femije, Enciklopedi per femije

Ky atlas i mrekullueshëm është një panoramë e gjallë dhe magjepsëse e qytetërimit njerëzor përgjatë epokave. I ndarë në katër kapituj, me më shumë se 60 harta të përgatitura me dorë dhe piktura plot ngjyra, shqyrton periudhat kyçe të historisë në botën antike, mesjetare, në epokën e eksplorimeve, si dhe në atë moderne t

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Beni dhe Ana, Peter Hertling

"Beni dhe Ana" është një roman për fëmijë mjaft i këndshëm. Aty flitet për dashurinë fëmijërore mes Anës dhe Benit, për prindërit e tyre, shokët e shoqet e klasës së tyre, mësuesin aq simpatik Zajbman etj.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Babi i keq, David Walliams

Babi i Frenkut ishte një kampion në garat me makina. Mbreti i Pistës. Gilberti i Madh! Por pasi pëson një aksident që e çon nga hero në zero, Frenku me Gilbertin mbeten pa asgjë... dhe bien në kthetrat e një bosi krimi dhe larove të tij. Dhe, pasi Gilberti flaket në burg, vetëm Frenku mund t'i vijë në ndihmë...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Eliza dhe krijesat e saj, Francesca Zappia

Në e botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo ështe LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet "Deti i Tmerrshëm". Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t'i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001894

Botuesi: Te tjere

Meriyll, Viktor Canosinaj

Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13 - vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t'a dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

Virusi në ndjekje të Morigana Krout, Jessica Townsend

Dhe duke parë qytetin, që e ka aq shumë për zemër, të kapluar nga tmerri, Morigana shumë shpejt e kupton që është detyra e saj të gjejë ilaçin kundër këtij Virusi të egër, edhe pse përpjekja për ta gjetur ilaçin do ta vendosë atë dhe të gjithë banorët e Nevërmurit përpara një rreziku të paparashikuar.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)