Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Fati i njeriut (pershtatje per femije), Mihail Shollohov
  • Fati i njeriut (pershtatje per femije), Mihail Shollohov

Fati i njeriut (pershtatje per femije), Mihail Shollohov

2313
Redona

Novela "Fati i njeriut" të jep mundësinë të kuptosh e të ndjesh thellë shpitin e njeriut të thjeshtë. Gjithë jeta e personazhit tregohet në pak faqe. Ai shpalos kujtimet e jetën e tij. Gjithë ngjarjet tregohen ashtu siç i ka përjetuar vetë personazhi.

250 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fati i njeriut (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: Sudba Çellovjeka
Gjinia: Novelë
Autori: Mihail Shollohov
Shqipëroi: Donika Budo
Shtëpia botuese: Redona
Viti: 2005
fq. 66
Pesha: 0.091 kg
ISBN: 99943-761-7-9

Mbi librin

Novela "Fati i njeriut" të jep mundësinë të kuptosh e të ndjesh thellë shpitin e njeriut të thjeshtë. Gjithë jeta e personazhit tregohet në pak faqe. Ai shpalos kujtimet e jetën e tij. Gjithë ngjarjet tregohen ashtu siç i ka përjetuar vetë personazhi. "Fati i njeriut" është një novelë në të cilën përshkruhen me mjeshtëri vuajtjet e njerëzve prej luftës.

Është një tregim për njeriun e thjeshtë që e urren luftën, për njeriun punëtor që përballon të gjitha pasojat e saj. Gjatë gjithë mundimeve e vuajtjeve të tij fizike e morale shfaqet shpirti i tij i pastër e plot dinjitet. Novela është ndërtuar thjeshtë: përshkruhet jeta e personazhit në tërësinë e gjithë atmosferës tronditëse të atyre viteve.

Ky përshkrim jepet nëpërmjet një bisede të rastit ndërmjet vetë shkrimtarit dhe personazhit. Shkrimtari sikur i thotë lexuesit: tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve, të cilët mund t'ju kalojnë pranë. Jeta e secilit prej tyre është e mbushur plot me shpresa e mundime, tronditje shpirtërore e gëzime. Fati i secilit ju plotëson njohjen për jetën, si duhet ta jetojmë këtë jetë. Në novelë jepet madhështia e fatit të njeriut të thjeshtë të popullit.

Biseda e shkrimtarit me Sokolovin në fillim duket si një bisedë e zakonshme. Madje edhe kur fjala është për luftën. Por ngadalë rrëfimi bëhet si një simfoni, ku pas hyrjes së qetë, rrjedhin notat tronditëse e plot emocion. Dhe menjëherë pas këtyre notave gjëmon akordi i fuqishëm, i cili i jep kësaj simfonie një një tingëllim krejt tjetër. Pas kësaj në çdo fjalë vëmendja e autorit përqendrohet në fatin e Andrea Sokolovit.

Mallkimi i luftës, përbuzja e shkaktarëve të saj është një e vërtetë e pamohueshme e jetës së njeriut. Në novelë nuk jepet përshkrim tjetër veç ai i Sokolovit. Personazhet e tjerë shfaqen e zdhuken pa rënë në sy. Por secili prej tyre ndihmon në zbulimin e detajeve të rëndësishme në karakterin e personazhit kryesor.

Vëmendja e Shollohovit përqendrohet në përshkrimin e gjendjes së brendshme shpirtërore të personazhit, lëvizjen e shpirtit të tij, ndjenjat e përjetimet e tij. Dy vjet ishte rob Andrea Sokolovi në kampin nazist. Vdekja e ndiqte në çdo hap. Por gjëja më e tmerrshme ishte kjo: tek ai nazistët donin të vritnin shpirtin, ndjenjat, idealet e tij, dinjitetin, ta kthenin në kafshë pune. Të duroje torturat njerëzore të nazistëve ishte pothuajse e pamundur. Por këta njerëz i duruan. Asgjë s'mundi t'i thyejë.

Andrea Sokolovi, si dhe shokët e tij, me dinjitet u përballën me fatin që ura. Ai ruajti forcën njerëzore të shpirtit të tij, e cila të bën ta duash jetën, të rritësh e të edukosh pranë vetes një njeri për të ardhmen drejt së mirës, lumturisë dhe mirëqenies njerëzore.Pranë Andreas rritet dhe edukohet një vogëlush, djali i tij i gjetur në rrugët e jetës dhe që bëhet biri i tij. Portreti i këtij vogëlushi me sy të ndritshëm e të qeshur "si dielli", gjallëria e sinqeritetit të tij që beson se gjeti të atin, përbëjnë mbylljen plot jetë e besim të tregimit "Fati i njeriut" të Shollohovit, i cili mund të krahasohet vetëm me një simfoni tragjike.

Detajet e librit
Redona
2313
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Deni Dingëll, Makina e hekurt, Angie Lake

Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig.(Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!)
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Pema e dëshirave, Katherine Applegate

Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Gjyshi im gazmor, Angela Nanetti

"Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..."Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë
350 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Beni dhe Ana, Peter Hertling

"Beni dhe Ana" është një roman për fëmijë mjaft i këndshëm. Aty flitet për dashurinë fëmijërore mes Anës dhe Benit, për prindërit e tyre, shokët e shoqet e klasës së tyre, mësuesin aq simpatik Zajbman etj.
500 Lekë
More

Drejtori i shkollës është mi vampir, Pamela Butchart

Izi dhe shoqet e saj llahtarisen kur takojnë drejtorin e ri të shkollës. Ai ka flokë të zinj, mban pelerine dhe ka buzë të çuditshme që u ngjajnë krimbave. Madje, një herë, ato e dëgjojnë që fishkëllen në zyrë, kurse drita e diellit e bën të skuqet si spec!
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2251

Botuesi: Redona

Krim dhe ndeshkim (pershtatje per femije), Fjodor Dostojevskij

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
300 Lekë
More