• Banner

Krim dhe ndeshkim (pershtatje per femije), Fjodor Dostojevskij

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

300 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Krim dhe ndëshkim (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: Crime and punishment
Gjinia: Roman
Autori: Fjodor Dostojevski
Shqipëroi: Frederik Shuraja
Shtëpia botuese: Redona
Viti: 2010
Fq. 180
Pesha: 0.214 kg
ISBN: 978-99956-14-73-7

Mbi autorin

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko - letrar "Petrashevski", arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.

Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse.

Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: "Krim dhe Ndëshkim" (1866) dhe "Vëllezërit Karamazov" (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".

Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Detajet e librit
Redona
2251
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Një arush me emrin Padington, Michael Bond

Prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh, historitë e arushit Padington i kanë mrekulluar fëmijët anembanë botës.Arushi Padington ka marrë rrugën e udhëtuar nga Peruja e Terrtë deri në çastin kur u takua me pjesëtarët e familjes Braun në stacionin e trenit, të quajtur Padington. Qysh nga ajo ditë jeta e tyre do të ndryshonte një herë e përgjithmonë... pasi...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Ditë emocionuese, vol.13, Jeff Kinney

Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Maksi dhe fantazma, Christian Tielmann

Një ditë, e treta A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas, Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave.

Çmimi 470 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2950

Botuesi: Morava

Shtepia magjike mbi peme 8, Mesnate ne Hene, Mary Pope Osborne

Tre... dy... një... Ndizu! Shtëpia Magjike mbi Pemë i fluturon Xhekun dhe Anin drejt së ardhmes. Misioni i tyre? Të gjejnë gjënë e fundit me M që të çlirojnë Morganën nga magjia. A do t'ia dalin vallë përpara se oksigjeni i bombolave të tyre të mbarojë? Do t'i ndihmojë njeriu i Hënës? Po Kikiriku pse sillet në mënyrë aq të çuditshme? 

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001954

Botuesi: Botart

Akademia e Futbollit, Bashkimi i djemve, Tom Palmer

Xheku e do fort futbollin dhe ëndërron të bëhet futbollist profesionist. Por e merakos gjatësia e trupit. Po sikur të jetë shumë i shkurtër për futboll? Ditën e provës për të hyrë te nën - dymbëdhjetëvjeçarët e Bashkimit, Xheku e përdor shpejt topin dhe për pak shënon... por nuk e di nëse mjafton aq.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Ramona Kuimbi, 8 vjeçe, Beverly Cleary

Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës që nëna është në punë. Nëse zonja Kuimbi nuk do të punonte, atëherë zoti Kuimbi nuk do të mund të kthehej në kolegj.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjyshja në pemën e mollës, Mira Lobe

Andi është i mërzitur sepse, ndryshe nga shokët e klasës, nuk ka një gjyshe. Papritur, ai bëhet me dy gjyshe. Njëra rri fshehur në pemën e mollës dhe ka një makinë bojëqielli me butona çudibërëse. Së bashku ata nisen drejt aventurave gjithnjë e më emocionuese: argëtohen në parkun e lojërave, shkojnë në stepën mbresëlënëse e mandje lundrojnë në detin e...

Çmimi 450 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001871

Botuesi: Te tjere

Zemra në pëllëmbë të dorës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)