• Banner

Drite e gushtit, William Faulkner
  • Drite e gushtit, William Faulkner

Dritë e gushtit, William Faulkner

Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dritë e gushtit
Origjinali: Light in August
Gjinia: Roman
Autori: William Faulkner
Shqipëroi: Granit Zela
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 480
Pesha: 0.804 kg.
ISBN: 978-9928-226-73-0

Koment nga përkthyesi

Kur Uiljam Folkneri (1897 – 1962) nisi të shkruajë romanin "Dritë e gushtit", në vitin 1931, romanin e tij të shtatë dhe një prej romaneve më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë, ai ishte tanimë shkrimtar i shquar.

Folkneri ishte një shkrimtar që kishte gjetur zërin e vet jo vetëm si autor i romaneve "Flamuj në pluhur", "Bujë dhe tërbim", "Në shtratin e vdekjes" dhe "Faltorja", tre romanet e fundit përgjithësisht të pranuara ndër veprat e tij më të rëndësishme, por ngase zotëronte mjeshtërinë e të shkruarit aq sa për të zënë një vend të lavdërueshëm në letrat amerikane.

"Dritë e gushtit" (1932) mishëron jo vetëm mjeshtërinë e shkrimtarit të sprovuar por edhe zotësinë e romancierit që kërkon shtigje të reja në artin e romanit. Pas risive kulturore të romaneve "Bujë dhe tërbim" dhe "Në shtratin e vdekjes" si dhe përshkrimeve gotike të zvetënimit në botën e romanit "Faltorja", Folkneri pasqyron në këtë roman, një interes të posaçëm për Misisipin e Veriut, në mbretërinë e tij imagjinare të Joknapatafës.

Duke iu kthyer një forme pak më tradicionale të kompozimit të subjektit, ai i kushtoi më shumë vëmendje thelbit të rrëfimit në vetvete bashkë me personazhet që popullojnë një kontekst të mirëpërcaktuar gjeografik, historik dhe kohor.

Sipas Malkolm Kaulit, "Dritë e gushtit" është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.

Romani ka një galeri personazhesh dhe skenash të gdhendura mjeshtërisht që përsillen rreth njëra – tjetrës dhe së fundi bëhen njësh në një qendër të padepërtueshme, personazhi i Krishtlindit.

Po aq larg nesh dhe autorit që e ka krijuar sa është nga shoqëria përreth tij, Krishtlindi ka diçka që nuk e rrëfen deri në fund për veten, disa pamje në skutat e qenies të cilat ne ndjejmë se kemi nevojë t'i kuptojmë.

Po kaq e dukshme sa largësia është fakti se ai personazh, emri i të cilit mbart plot mister: Xho Krishtlindi... Megjithatë, mister mbetet kuptimi i "Dritë e gushtit" sepse padepërtueshmëria tek jeta e Krishtlindit bëhet mënyra e vetme me të cilën Folkneri mund të nyjëtojë një të vërtetë më të madhe se njerëzorja, plotësinë e qenies rreth të cilës Linda, Hajtaueri, Bajroni, Xhoana, Hainsi, Grimi janë hije njerëzore.

Folkneri donte ta titullonte këtë roman në fillim "Shtëpia e zymtë" dhe ta përqendronte atë mbi atë Gejl Hajtauerin, një nga ata romantikët e pashërueshëm që nxjerrin në pah të kaluarën heroike të paraardhësve të tyre të Konfederatës.

Hajtaueri humbet gjithçka: kishën, gruan, kuptimin e jetës dhe megjithatë përfaqëson një anë të nihilizmit të Folknerit. Duke ndihmuar në lindjen e fëmijës së Linës, ai ka rastin të rifillojë të jetojë. Do shkojë kështu drejt një heroizmi moral duke u përpjekur, edhe pse më kot, të shpëtojë Xho Krishtlindin nga dhuna e turmës.

I pyetur për titullin e romanit, Folkneri dha këtë shpjegim: "Ka të bëjë me atë që ndodh në gusht, në Misisipi, gjatë disa ditëve afërsisht në mes të muajit, ti ke ndjesinë e përjetimit të vjeshtës, ajri është i freskët dhe drita ka një shkëlqim të atillë sa ngjan se nuk është dritë e kohës sonë por vjen nga një kohë e lashë, koha e antikitetit.

Vjen nga koha e hyjnive dhe Satirëve dhe zotave grekë, dritë që vjen diku prej Olimpit. Kjo lloj drite zgjat vetëm një apo dy ditë, dhe pastaj zhduket, por kjo ndodh në gushtin e çdo viti në Misisipi, dhe kjo është domethënia e titullit. Për mua, ai ishte një titull i kënaqshëm, domethënës, ngase sillte në kujtesë ato kohë, një përndritje më e lashtë se qytetërimi ynë kristian."

"Dritë e gushtit" është roman i qëndresës shpresëplotë kundrejt vdekjes dhe rrëfen tre histori: historinë e gruas së re dhe të pafajshme Linda Grouv në kërkim të babait të fëmijës së saj të palindur; historinë e Gejl Hajtauerit i cili jeton në të shkuarën me historitë e dikurshme të kalorësve të Konfederatës, dhe historinë e Xho Krishtlindit, me njërin prind të bardhë dhe njërin zezak, kësisoj me prejardhje të përzier racore.

Folkneri e nisi shkrimin e romanit duke mos pasur ide tjetër përveçse personazhit të një gruaje të re, Lina Grouvit, shtatzënë, duke u çapitur e vetme në rrugët e një qyteze të huaj, e mbetur pa asgjë, dhe e vendosur për të gjetur të dashurin e saj.

Ajo mund të jetë forma e shkurtër e emrit "Helena" pse "Magdalena" de kësisoj, kombinon bukurinë dhe ngasjen seksuale të Helenës së Trojës dhe ngjyresën kuptimore të Magdalenës, prostitutës së shëlbyer.

Personazhi i Lenës të kujton edhe tipare të Virgjëreshës Mari dhe fëmija të cilën ajo lind mund të konsiderohet si një fëmijë Krisht.

Komente mbi librin

"Për të rinjtë në Francë, Folkneri është Zot."

Jean – Paul Sartre

"Për më tepër, krah për krah me Xhojsin dhe ndofta më shumë se ai, Folkneri është ekspertimentalisti më i madh ndër romancierët e shekullit të njëzetë."

Gustaf Hellström

"Është risuesi më i skajshëm në historinë e prozës amerikane, shkrimtar që përbën shkollë për avangardën e Europës dhe Amerikës Latine."

J. M. Coetzee

"Folkneri na ka dhënë, dhe vazhdon të na japë, një mësim të madh i cili nuk është vetëm mësim për formën artistike, për përdorimin modern të barokut, por është edhe një mësim i thellë historik se si të trajtojmë dukurinë e humbjes, si të pranojmë në histori mundësinë e tragjikes, është gjithashtu një mësim i thellë letrar, sepse bën zbulimin e romanit nëpërmjet romanit, zbulimin e fabulës e subjektit nëpërmjet rrëfimit të tyre, zbulimin e personazheve nëpërmjet mundësisë që u jep atyre për të vepruar."

Karlos Fuentes

"Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit."

Harold Bloom

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226730
ean13
9789928226730
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000310

Botuesi: Botimet Dudaj

Nje trendafil per Emiline, William Faulkner

Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit.

Çmimi 550 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000062

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, Niko Kazanxaqis

Qëllimi im nuk është të bëj art për art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty, ka tri rrugë: rruga e Krishtit - e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë - Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj s'do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Kosherja, Camillo José Cela

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Të drejtët, Albert Camus

Kam pranuar të vras për të përmbysur despotizmin. Por pas asaj që ti thua, unë shoh paralajmërimin e një despotizmi i cili, nëse vendoset ndonjëherë, do të më bëjë mua një vrasës, ndërsa unë përpiqem të jem një mbrojtës i së drejtës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000440

Botuesi: Koha Ditore

Muri, Zhan Pol Sarter

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

Çmimi 890 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)