• Banner

Monolog mbi poezine dhe ese te tjera, Jorgos Seferis
  • Monolog mbi poezine dhe ese te tjera, Jorgos Seferis

Monolog mbi poezinë dhe ese të tjera, Jorgos Seferis

Ndër 18 esetë e përzgjedhura, mund të përmendim: "Hyrje në poezinë e T.S. Eliot-it", "Mbi një fragment nga Pirandello", "Arti dhe epoka", "K.P. Kavafis – T.S. Eliot; paralel", "Në 700-vjetorin e Dantes".

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Monolog mbi poezinë dhe ese të tjera
Gjinia: Ese
Autori: Jorgos Seferis
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 308
Pesha: 0.309 kg.
ISBN: 978-9928-185-44-0

Mbi librin

Ndër 18 esetë e përzgjedhura, mund të përmendim: "Hyrje në poezinë e T.S. Eliot-it", "Mbi një fragment nga Pirandello", "Arti dhe epoka", "K.P. Kavafis – T.S. Eliot; paralel", "Në 700-vjetorin e Dantes".

Fragment nga libri

Në këtë botë, që gjithnjë ngushtohet, secili prej nesh ka nevojë për gjithë të tjerët. Duhet të kërkojmë njeriun, gjithkund ku mund të jetë. Kur, rrugës për në Tebë, Edipi takoi Sfinksin, dhe ky i parashtroi enigmën, përgjigjja e tij ishte: njeriu. Kjo fjalë e thjeshtë e shkatërroi përbindëshin. Le të thellohemi në përgjigjen e Edipit.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185440
ean13
9789928185440
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Korbi, Panos Ioannides

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek "Trumbeta", prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001913

Botuesi: Zenit Editions

Dashuria e parë, Samuel Beckett

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Komediania, Wladyslaw Stanislaw

 Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës. 

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001323

Botuesi: Te tjere

Nata e njëmijë e Një netëve, Nagib Mahfuz

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Misteret, Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)