• Banner

Shtepia e Matriones, Aleksander Sollzhenjicin
  • Shtepia e Matriones, Aleksander Sollzhenjicin

Shtëpia e Matrionës, Aleksander Sollzhenjicin

Ajo nuk ishte e dhënë pas paraqitjes së hijshme, pas rrobave, me të cilat zbukuroheshin shëmtirat dhe keqbërësit. E pakuptueshme, madje e braktisur edhe nga i shoqi, ishte grua që kishte varrosur gjashtë fëmijë, por jo tiparin e saj të afrimit me njerëzit.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia e Matrionës
Origjinali: Matrionin Dvor Sloutchai na stantsii kotchetovka
Gjinia: Roman
Autori: Aleksandër Sollzhenjicin
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 268
Pesha: 0.332 kg.
ISBN: 978-9928-203-73-1

Fragment nga libri

Ajo nuk ishte e dhënë pas paraqitjes së hijshme, pas rrobave, me të cilat zbukuroheshin shëmtirat dhe keqbërësit. E pakuptueshme, madje e braktisur edhe nga i shoqi, ishte grua që kishte varrosur gjashtë fëmijë, por jo tiparin e saj të afrimit me njerëzit.

Ajo ishte e huaj për të motrat, për kunatat; e quanin qesharake, sepse me naivitet punonte për të tjerët pa interes. Para se të vdiste, nuk kishte synuar të grumbullonte pasuri. Dhia bardhoshe dhe e pistë, macja çalamane dhe fikuset... përbënin pasurinë e saj.

Të tërë ne jetuam pranë saj dhe nuk e kuptuam dot se pikërisht ajo ishte shenjtorja, pa të cilën, sipas fjalës së urtë, nuk vlen fshati. As qyteti. Dhe as tërë toka jonë.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928203731
ean13
9789928203731
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kosherja, Camillo José Cela

Mëngjesi, mëngjesi që  përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t'ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze,  kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001488

Botuesi: IDK

Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000062

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, Niko Kazanxaqis

Qëllimi im nuk është të bëj art për art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty, ka tri rrugë: rruga e Krishtit - e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë - Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj s'do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Nazarko

Goditje dielli, Ivan Bunin

Ivan Bunini ishte mjeshtër i fjalës, i përshkrimit të natyrës, shkrimtari që krijoi tablo të ashpra dhe të vërteta të jetës së fshatit në të kaluarën, krijoi një sërë figurash të Rusisë së pararevolucionit. Mjeshtëria e fjalës, përsosmëria e formës së tregimeve, pasuruan thesarin e letërsisë ruse.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)