• Banner

  • Ka mbaruar
Zera nga Cernobili, Svetllana Aleksievic
  • Zera nga Cernobili, Svetllana Aleksievic

Zëra nga Çernobili, Svetllana Aleksieviç

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.

680 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zëra nga Çernobili
Origjinali: Чернобыльская молитва
Gjinia: Ese, reportazh
Autori: Svetllana Aleksieviç
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2015
Fq. 272
Pesha: 0.372 kg.
ISBN: 978-9951-08-201-3

Fragment nga libri

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.

Në vetvete, ngjarja – se çfarë ka ndodhur, kush është fajtori, sa ton rërë dhe beton është dashur për ta ngritur sarkofagun mbi vrimën e djallit – nuk më interesonte. Unë doja ndijimet dhe ndjenjat e individëve që kanë prekur të panjohurën. Misterin. Çernobili është një mister që na duhet ende ta ndriçojmë.

Mbase është një njollë për shekullin XXI. Një sfidë për këtë shekull të ri. Doja të dija se ç'ka mësuar njeriu, hetuar e zbuluar mbi veten dhe në qëndrimin e tij ndaj botës. Të rindërtoja ndjenjat, e jo ngjarjet... Për tre vjet me radhë, kam udhëtuar dhe pyetur: punëtorë të centralit, ish – zyrtarë të partisë, mjekë, ushtarë, mërgimtarë, persona që janë ngulitur në zonën e ndaluar....

Burra dhe gra me zanate, fate, breza dhe temperamente të ndryshëm. Besimtarë dhe ateistë. Fshatarë dhe intelektualë. Çernobili është përmbajtja kryesore e botës së tyre. Ai helmon gjithçka, rreth tyre dhe brenda tyre. Jo vetëm tokën dhe ujin. Tërë kohën e tyre.

Mbi autoren

Svetllana Aleksieviç (1948) është shkrimtare dhe gazetare e njohur bjelloruse, një disidente e vërtetë e mbështetur nga PEN – i Ndërkombëtar dhe fondacioni Soros. Formimi i saj politik e letrar, guximi dhe stili i veçantë i të shkruarit kanë ndikuar të nderohet me një sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare, si për Zëra nga Çernobili, ashtu edhe për vepra të tjera.

Së fundmi, u nderua edhe me çmimin më të madh letrar – Çmimin Nobel për Letërsi (2015). Svetllana Aleksieviç ka mahnitur botën, jo vetëm letrare, ndër të tjera, edhe me librat: "Arkivole zinku", "Lufta nuk ka fytyrë gruaje", si dhe "Fundi i njeriut të kuq".

 

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951082013
ean13
9789951082013
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000310

Botuesi: Botimet Dudaj

Nje trendafil per Emiline, William Faulkner

Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit.

Çmimi 550 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001369

Botuesi: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gitanjali, flijime kënge, Rabindranat Tagora

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)