Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Vajza e prape, Mario Vargas Llosa Shihe të plotë

Vajza e prape, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Info shtesë

SKU001528

Disponueshëria: Ne gjendje

$10.82

Me ulje çmimi!

-36%

$16.90

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Planeti i femrave, Manjola Gusho

    Planeti i...


    Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar....

  • Thika e Mprehte 2, Philip Pullman

    Thika e...


    Lira e vogël guximtare kalon një portë...

  • Piktori i vogel qe bente mrekullira

    Piktori i...


    Titulli: Piktori i vogël që bënte...

Titulli: Vajza e prapë
Origjinali: Travesuras dela nina mala
Gjinia: Roman
Autori: Mario Vargas Llosa
Shqipëroi: Bajram Karabolli
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
fq. 304
Pesha: 0.369 kg.
ISBN: 978-99943-51-65-7

Mbi librin

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Si përkthyes dhe interpret, që merr pjesë në konferenca në të gjithë botën, ia del mbanë ta takojë Lilin në çdo rimishërim të saj, si kilianka Lili, si shoqja Arleta, si madamë Arny, Mrs. Riçardson dhe Kumiko dhe ata rifillojnë përherë, edhe pse përkohësisht, dashurinë e tyre.

Kjo grua plot mister, që përgjërohet vetëm ndaj burrave me pushtet dhe para, e refuzon dashurinë e Rikardos së "sëmurë" pas saj. Edhe kur ia vjedh paratë të shoqit nga banka, edhe kur merret me kontrabantën e afrodiaziakëve nga Afrika në Japoni, narratori këmbëngulës e kthen sërish gruan në skenë pa shumë pse-ra.

Duke krijuar një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes, Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me një mijë fytyra, si vajzë e prapë. Pasion dhe ligësi, shans dhe fat, dhimbje dhe kënaqësi... për të dhënë fytyrën e vërtetë të dashurisë!