Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson
  • Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson
  • Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson
  • Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson
  • Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

SKU001185
Botimet Dudaj

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Burra që urrejnë gratë
Origjinali: Man som hatar kvinnor
Gjinia: Roman
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Botime Dudaj
Viti: 2010
f. 504
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-99943-0-158-4

Mbi librin

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty.

Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja. Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s'ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën.

Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.

Mbi autorin

Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur "Millennium": 1) "Burra që i urrejnë gratë"; 2) "Vajza që luante me zjarrin" dhe 3) "Mbretëresha e kështjellave prej letre". Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë.

Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i "Expo", revistë e fondacionit Expo. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë "Millennium". Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.

 

Detajet e librit
SKU001185

Referencat specifike

isbn
9789994301584
ean13
9789994301584
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga për në shtëpi, Fabio Volo

Markoja nuk ka zgjedhur kurrë, sepse ka frikë se mos njëra zgjedhje i përjashton gjithë të tjerat. Nuk ia ka vënë veshin kurrë askujt, përveçse vetes. Duket sikur u thotë të gjithëve: "Mund të më doni, por qëndromëni larg."
900 Lekë
More

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
950 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.
800 Lekë
More

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Nje minute urti, Anthony de Mello

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore.
570 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Violeta, Isabel Allende

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sfida e krijimit

Poezia duhet të jetë një çikë e thatë që të digjet mirë, sepse kështu na ndriçon dhe na ngroh më mirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
1 100 Lekë
More