• Banner

Festat me Living, Ariola Ocka, Gentian Minga, Xhani Shqerra
  • Festat me Living, Ariola Ocka, Gentian Minga, Xhani Shqerra

Festat me Living, Grup Autorësh

Guida e muajit festiv, histori, receta dhe dekore. E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Festat me Living (kopertina e trashë)
Origjinali: Festat me Living
Gjinia: Album
Autori: Grup Autorësh
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2015
Fq. 150
Pesha: 0.944 kg.
ISBN: 978-9928-4236-7-2

Mbi librin

Guida e muajit festiv, histori, receta dhe dekore. E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.

Por një botim që futet në shpirtin e festave, duke tentuar të shpjegojë se përse përgjatë një muaji fëmijë e të rritur besojnë tek magjitë: të parët tek një babagjysh që do të vijë në mesnatë dhe do u sjellë lodra dhe shumë gjëra të mira si shpërblim se janë sjellë mirë në vitin që po shkon dhe të dytët në atë të magjisë, se një çast i vetëm, ai i ndërrimit të viteve do të arrijë të fshijë gjithë të këqijat dhe të hapë rrugën që shumë ëndrra dhe shpresa të nisin të shndërrohen në realitet.

Një lloj rinisjeje nga e para. Një rifillim me shumë plane dhe ëndrra që i thurim dalëngadalë përgjatë një muaji, që nga ai çast magjik kur ndizen dritat.

• Zbuloni më shumë se 60 receta festive që ju sjellin një stinë të mbushur me çaste të paharrueshme.
• Shtojini argëtimit tuaj edhe meny frymëzuese festash dhe histori e rrëfenja me Babagjysh.
• Gatime tradicionale, por edhe ide të thjeshta për pjata të sofistikuara. Kthejeni shtëpinë në një vend magjik ku festat ëmbëlsojnë çdo ambient.
• Organizohuni sipas një plani festiv me një kalendar, ide për zbukurime dhe kartolina.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928423672
ean13
9789928423672
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Në pritje të një bebeje, Orion Gliozheni

Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Projektimi antisizmik për arkitektët, Andrew Charleson

Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Manifesti i heroit të përditshmërisë, Robin Sharma

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejnë në rezultate të përditshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mbi budallallëkun, Robert Musil

Ç’është në të vërtetë budallallëku? ...s’duhet të lë pa e vënë në dukje që unë si shkrimtar ka kohë tashmë që e njoh budallallëkun mjaft mirë, bile mund të them me gojën plot se në shumë raste kam pasur edhe marrëdhënie kolegjiale me të.  

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: EDFA Botime

Gra që dashurojë me shpirt, Robin Norwood

Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e...

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)