• Banner

Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes, Robert Thomanikaj
  • Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes, Robert Thomanikaj

Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes, Robert Thomanikaj

Autori i përket atij grupi njerëzish, të cilët e vërejnë natyrën me kënaqësi e kureshtje gjatë gjithë jetës. Si valët e detit, ashtu edhe vargmalet, e kanë çuar atë në idenë mbi një forcë rrotulluese universale në hapësirë të çdo lloj trupi, nga grimca të vogla e deri tek trupat e mëdhenj, planetë e diej.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes
Origjinali: Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes
Gjinia: Shkenca natyrore
Autori: Robert Thomanikaj
Shtëpia botuese: Botime Vllamasi
Viti: 2015
Fq. 320
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 978-9928-179-87-6

Mbi librin

Autori i përket atij grupi njerëzish, të cilët e vërejnë natyrën me kënaqësi e kureshtje gjatë gjithë jetës. Si valët e detit, ashtu edhe vargmalet, e kanë çuar atë në idenë mbi një forcë rrotulluese universale në hapësirë të çdo lloj trupi, nga grimca të vogla e deri tek trupat e mëdhenj, planetë e diej, të cilët tërhiqen për shkak të ndryshimit të polaritetit të tyre, polaritet ky i cili, sipas autorit, duhet të ketë ekzistuar qysh në krijimin e materies.

Në këtë libër përmblidhet edhe "Fizika metafizike", në të cilën autori tregon rrugën e mbyllur ku e ka çuar kjo lloj fizike studimin e natyrës sot. Në këtë kapitull ai sqaron dhe kthen me kokë lart konceptin e entropisë, sqaron edhe një herë qartë me shembuj konceptin e relativitetit, duke i qëndruar besnik arsyes së shëndoshë deri tek shpejtësia maksimale në hapësirë, atë të dritës c, kështu duke e hedhur poshtë të ashtuquajturin paradoks i binjakëve.

Edhe teorinë e përgjithshme të relativitetit të Anjshtajnit, më gjithë hapësirën e saj dy – dimensionale, autori e hedh poshtë me argumente dhe shembuj, duke treguar qartë pse kjo hapësirë është tre – dimensionale dhe si e tillë na i shpalos aq qartë të gjitha fenomenet e natyrës.

Pas këtyre autori sjell edhe një panoramë të mekanikës kuantike, që lexuesi të kuptojë çfarë ai hedh poshtë nga kjo degë e këndvështrimit të theksuar metafizik dhe çfarë ai pranon nga studimet e kësaj dege.

Në katër forcat kryesore në natyrë, autori "eliminon" dy prej tyre, atë të dobët, duke e konsideruar si shenjë të jetëgjatësisë së një atomi, elementi, lënde, trupi të caktuar; si dhe atë të fortë, e cila sipas tij nuk duhet të llogaritet, pasi në elementë, lëndë apo trupa të caktuar, të ashtuquajturat grimca elementare përbëjnë tashmë lidhje të caktuara bërthamash atomesh, elementesh, lëndësh etj.

Vetëm e ashtuquajtura forcë elektromagnetike është bijë e forcës gravitacionale, ku e para ndikon më së shumti në elementë ferrorë (metalikë) dhe e dyta në të gjitha atomet, elementët dhe trupat, qysh nga krijimi i materies.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000863

Botuesi: Te tjere

Evolucioni i gjuhes, Robert Thomanikaj

Në këtë temë të njohur autori nis afërsisht njëlloj siç nisnin edhe librat tonë të shkollës mbi këtë problem. Dhe duket se ai nuk pretendon të sjellë këtu ndonjë gjë të re, apo ndonjë gjë të madhe. Mirëpo ai sjell në evolucionin gjuhësor mjaft fakte të reja, duke nxitur fantazinë e kujtdo për më tej në drejtim të evol

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000865

Botuesi: Te tjere

Pa titull, Robert Thomanikaj

Ky libër përmban kryesisht vargje të autorit në përmbledhjen e viteve 1985-2005, disa ese, pakëz përshkrime udhëtimi, si dhe tre-katër shkrime historiko-etimologjike. Është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon të flasë e të thotë shumë.

Çmimi 330 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2121

Botuesi: Te tjere

Komplekset shqiptare te inferitoritetit, Robert Thomanikaj

Në këtë libër autori analizon katër autorë të tjerë të rinj në lëmin e historisë, të cilët, sipas tij, duan të na vënë vetulla, por në fakt po na nxjerrin sytë me teoritë e tyre fantastike të gjuhës shqipe mëmë dhe popullit baba pellazg. Se sa autori ka të drejte, vlen vetëm leximi i librit!

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2122

Botuesi: Te tjere

Albanistani yne, Robert Thomanikaj

Nuk kuptohet nëse autori do të vendosë rregullin sipas pikëpamjes së tij në Shqipëri, apo do thjesht të heqë përgjegjësinë e tij nga ndaj nacionalizmave të reja shqiptare, që nesër de të thotë, unë ju pata lajmëruar, apo do të shesë mend edhe në tema aktuale të politikës dhe nacionalitetit. Lexuesi e gjen vet përgjigjen në

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2123

Botuesi: Te tjere

Evolucioni gjuhesor, vol. 2, Robert Thomanikaj

Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2124

Botuesi: Te tjere

Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit, Robert Thomanikaj

Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2126

Botuesi: Te tjere

Teoria e relativitetit ne kohe dhe hapesire, Robert Thomanikaj

Autori pranon shpejtësinë maksimale të dritës, por ai nuk ka gjetur një pikë referimi absolute për matjen e çdo lloj shpejtësie trupi në hapësirë, ndaj për 'të ekuacionet e Maksuellit fillojnë gabim nga zero. A ka të drejtë autori ynë shqiptar? Apo i janë krefur leshrat para kohe të matet me Ajnshtajnin?

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

James, studenti im amerikan ushtar në Irak, Fatos Tarifa

James Perkins. Një emër i zakonshëm. Një prej mijëra studentëve, të cilëve u kam dhënë mësim deri më sot. Dhe një prej miliona ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer―ose luftuar―përtej dy oqeaneve që i ndajnë Shtetet e Bashkuara nga pjesët e tjera të globit. Megjithatë, një njeri i jashtëzakonshëm. Një qenie njerëzore e mahnitshme.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Projektimi antisizmik për arkitektët, Andrew Charleson

Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Si të dalloni një gënjeshtar, James W. Williams

Ky është një shpjegim paksa i zymtë, por nëse njerëzit janë të pamoralshëm ose thjesht u mungojnë aftësitë personale, do të përjetoni çaste në jetë kur njerëzit do t'ju gënjejnë dhe do të shtrembërojnë të vërtetën. Por çfarë do të ndodhte sikur të kishte një mënyrë për të parë shenjat dhe për të ditur saktësisht kur ndodh një gjë e tillë?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)