• Banner

  • Ka mbaruar
Atlas i anatomise se njeriut, shqip-anglisht-latinisht
  • Atlas i anatomise se njeriut, shqip-anglisht-latinisht

Atlas i anatomise se njeriut, shqip-anglisht-latinisht

Atlas i anatomisë së njeriut sjell një vështrim tërësor mbi makinën e mrekullueshme që është trupi ynë. Nga koka tek këmbët, figura tërheqëse me shpjegime të saktësisë së lartë, të krijuara me teknologjinë imazheriste të kohëve më të fundit, sjellin pamje të jashtëzakonshme të pjesëve kryesore të trupit.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Atlas i anatomisë së njeriut, shqip – anglisht – latinisht (kopertinë e trashë)
Origjinali: Atlas i anatomisë së njeriut, shqip – anglisht – latinisht
Gjinia: Atlas, anatomi, mjekësi
Autori: Të ndryshëm
Shqipëroi: Mimoza Gjika
Shtëpia botuese: EduAlba
Viti: 2009
Fq. 170
Pesha: 0.961 kg.
ISBN: 978-99943-986-4-5

Mbi librin

Atlas i anatomisë së njeriut sjell një vështrim tërësor mbi makinën e mrekullueshme që është trupi ynë. Nga koka tek këmbët, figura tërheqëse me shpjegime të saktësisë së lartë, të krijuara me teknologjinë imazheriste të kohëve më të fundit, sjellin pamje të jashtëzakonshme të pjesëve kryesore të trupit.

Terminologjia e saktë në tri gjuhë, shoqëruar me shpjegime dhe tekste plotësuese, u jep mundësi lexuesve të shkojnë përtej këtyre pamjeve dhe të fitojnë njohuri për karakteristikat e veçanta dhe funksionet e sistemeve të ndryshme anatomike. Interesant, i këndshëm dhe edukativ, Atlasi i anatomisë së njeriut është mjet i domosdoshëm në mjekësi por edhe në familje, si dhe një mundësi për të zgjeruar fjalorin e për të zbuluar ndërlikueshmërinë.

Detajet e librit
Te tjere
2173
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Çelësi i talentit, Daniel Coyle

Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe....

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Shtatzënia ditë pas dite, Susan Magee, Kara Nakisbendi

E vështirë nuk do të thotë se dot pendohesh që ke mbetur shtatzënë. E vështirë nuk do të thotë se nuk do të bëhesh një nënë e shkëlqyer. Shtatzënia është e mrekullueshme: shumë e mrekullueshme. Gjithashtu është e mbushur me gëzim, kënaqësi, argëtim, çiltërsi dhe po: është e vështirë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mbi budallallëkun, Robert Musil

Ç’është në të vërtetë budallallëku? ...s’duhet të lë pa e vënë në dukje që unë si shkrimtar ka kohë tashmë që e njoh budallallëkun mjaft mirë, bile mund të them me gojën plot se në shumë raste kam pasur edhe marrëdhënie kolegjiale me të.  

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Edhe një shqip, 31 intervista, Rudina Xhunga

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Çelësi Magjik, Charles F.Haanel

Në jetë janë disa njerëz që duket sikur vetvetiu bëhen të suksesshëm, të fuqishëm, të kamur, dhe që arrijnë gjithçka që duan, madje edhe duke bërë shumë pak përpjekje në mënyrë të vetëdijshme

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)