• Banner

Hyrje ne shkencat politike, Jean-Marie Denquin
  • Hyrje ne shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në shkencat politike
Origjinali: Introduction a la science politique
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Jean – Marie Denquin
Shqipëroi: Belina Budini
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 120
Pesha: 0.218 kg.
ISBN: 978-99956-39-05-1

Koment nga autori

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.

Pyetja që duhet të shtrojmë kur analizojmë "shkenca politike" nuk është pra ajo e logjikës sipas së cilës bëhet përzgjedhja e tyre. Është më e volitshme të shtrojmë në mënyrë retrospektive, pyetjen se çfarë vendi zinte ajo që çka quajmë sot shkencë politike në njëjës tek shkencat politike në shumës.

Edhe në këtë rast përgjigjia është e qartë: një numër i madh temash me të cilat merret shkenca politike, mungesa e të cilave, nëse nuk do t'i përfshinte, do të shfaqej si një mangësi e dukshme, nuk zinin vend në asnjë nga shkencat, gjithsesi të shumta të cilësuara "politike".

Për më tepër, duhet të jemi të vetëdijshëm që shkenca politike, megjitëse u ofron aktorëve të lojës politike elemente të nevojshme të vlerësimit për të kryer detyrën e tyre, nuk mund të ofrojë instrumente të mjaftueshme për të vendosur me siguri.

Me fjalë të tjera, shkenca politike nuk është operuese drejtpërsëdrejti. Ajo nuk do të arrinte të formulonte ligje që do të mundësonin parashikimin e evolucionit të dukurive me qëllim që t'i ndryshonte për t'i shpënë në drejtimin e dëshiruar. Por kjo vërejtje, e domosdoshme për të shpërndarë disa iluzione, nuk e vë në diskutim karakterin shkencor të shkencës politike: ajo tregon vetëm që shkenca politike është një shkencë humane.

Detajet e librit
UET Press
SKU001431

Referencat specifike

isbn
9789995639051
ean13
9789995639051
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Projektimi antisizmik për arkitektët, Andrew Charleson

Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2173

Botuesi: Te tjere

Atlas i anatomise se njeriut, shqip-anglisht-latinisht

Atlas i anatomisë së njeriut sjell një vështrim tërësor mbi makinën e mrekullueshme që është trupi ynë. Nga koka tek këmbët, figura tërheqëse me shpjegime të saktësisë së lartë, të krijuara me teknologjinë imazheriste të kohëve më të fundit, sjellin pamje të jashtëzakonshme të pjesëve kryesore të trupit.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Virgjërat e përbetuara, Anton Kole Berishaj

Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rasti i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi të bëjmë me një çështje e cila prek nervin qendror të jetës...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)