"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe
Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe nga qëllimet e liga. Titulli: Qenia Njerëzore dhe Caktimi HyjnorOrigjinali: Man and His DestinyAutori: Murteda MutahhariShqipëroi: Edin Q. LohjaShtëpia botuese: Libraria Dielli Viti: Mars 2008 fq. 126Pesha: 0.18 kgISBN: n/a
Mbi librin
Libërthi "Qenia njerëzore dhe caktimi hyjnor" u shkrua për ta sqaruar këndvështrimin burimor islam rreth vullnetit njerëzor. Autori përpiqet të portretizojë fytyrën e ndritur të botëkuptimit islam, duke shkoqitur dyshimet ndërmjet fatalizmit dhe besimit në "kada" e "kader".
Duke shtjelluar diskutime të natyrës themelore mbi këtë çështje, ai përpiqet pikësëpari të vërtetojë përmes Kuranit të Shenjtë dhe Hadithit se besimi në fatalizëm (xhebr) është produkt i keqinterpretimit të mësimeve islame. Këto interpretime të pasakta kanë ardhur shpesh nga paaftësia për ta kuptuar këtë mësim por edhe nga qëllimet e liga.
Pa harmonizimin e sistemeve jetike shpirtërore bota e njeriut përballet me një çrregullsi të heshtur e dinake, e cila shkatërron dinjitetin dhe mundësinë e përjetimit të idealit që ndriçon dhe përfshin planetin njeri.
Lufta mes intelektit (shpirtit) dhe psikës brenda njeriut zhvillohet në epiqendër zemër, për t'i sunduar polet e dimensioneve njerëzore, dhe sa më shumë të ndriçohet zemra nga shpirti aq më tepër bëhet integrimi i njeriut në udhë të sigurtë duke u nisur nga dialektika në metafizikë.
Nëse fitoren e korr psika (bota e epshit) atëherë do të ndodhte e kundërta: rënia e njeriut nga bota e pastërtisë dhe e dritës në errësirë, i çorganizuar dhe konfuz.
Titulli: Muhamedi një biografi e profetitAutori: Karen ArmstrongPërktheu: Sali AgaBoton: Jehona Study Center, 2006F. 352Pesha: 0.47 kg“Muhamedi, një biografi e profetit” – është një hulumtim me shumë kujdes i historis&eum
Autorja ka përmbledhur terma nga fusha të ndryshme të Islamit dhe islamologjisë, si nga ato sociale, historike, fetare, arkitekturore, gjuhësore, gjeografike, nga arti dhe kultura islame etj. Ajo ka përfshirë gjithashtu edhe terma ose togfjalësh në lidhje me disa nga halifatet islame.
Përmes 51 poezive të këtij libri, autorja shqiptare me banim në USA,shpreh dashurinë e saj për vendlindjen, familjen, traditat dhe vlerat tradicionale shqiptare,në formën e klithmës së një malli që nuk të shuhet kurrë.
Titulli: Fjalor bazë i IslamitLiteraturë fetarePërmban mbi 1500 terma islameAutori: Ruqaiyyah Waris MaqsoodPërkthyen nga origjinali anglisht: Ermal Bega & Mr. Xhabir HamitiShtëpia botuese: ACFOS, 2008F. 310Pesha: 0.35 kg
Nuk mund të diskutojë dikush rreth Kur’anit pa ditur diçka rreth Muhamedit. Dhe askush nuk mund të diskutojë rreth Kur’anit e as rreth Muhamedit pa e prekur Islamin. Sidoqoftë, me aq sa është e mundur unë u përpoqa që ta kufizoj këtë hyrje ndaj vetë Kur’anit.
Vepra është me vlerë për të tjerët veçse për myslimanët, për dy arsye: ajo siguron në 130 paragrafe të shkurtra një paraqitje të qartë të thelbit të besimit mysliman, në një mënyrë që nuk disponohet lehtë me mjete të tjera. Ajo siguron, kështu, një instrument shumë pozitiv për punën thelbësore të dialogut.
Ky libër bën një udhëtim mbi jetën dhe aktivitetin ditor të krijesës më të dashur për ne dhe që ne duhet ta marrim si shembull dhe model. Na paraqitet modeli dhe morali i tij në lutje, adhurim dhe aktivitet ditor.
Në gjuhën shqipe, kjo histori e treguar në prozë nga Hafiz Ali Korça, është padyshim një nga arritjet më të larta të letërsisë së shkruar shqipe, pavarësisht se u la në harresë nga sistemi komunist, si shumë libra të tjerë të Hafiz Ali Korçës e të shumë dijetarëve të tjerë muslimanë shqiptarë.
Ky është një manual i mirënjohur i jurisprudencës islame. "Bidajeh el – Mubtedi" ka shërbyer, po ashtu, si tekst bazë për veprën "el – Hidajeh" të Imam Merginanit, e cila konsiderohet një nga kryeveprat e shkollës juridike hanefite.
Obligimi fetar dhe atdhetar i çdo muslimani është të përpiqet, me mjetet në dispozicion, që të bëjë rezistencë dhe të kundërshtojë ata pushtetarë që ndjekin rrugën e Faraonit në përdorimin e pushtetit politik, ekonomisë, policisë dhe medias për të shfrytëzuar, nënshtruar dhe poshtëruar njerëzit.
Çdo kapitull (sure) është shoqëruar me një parathënie, që hedh dritë mbi temat e saj. Përveç kësaj, në shënime ka komentim të shumë vargjeve (të ajeteve), që tregojnë lidhjen mes tyre dhe që shpalosin domethënie plot me spiritualizëm, histori, fakte shkencore, përgjigje të akuzave, të cilat disa kritikë ngrenë kundër Islamit, dhe ka edhe shumë elemente të...