Kategoritë e librave

Librat sipas botuesit

Autorë të përzgjedhur

PayPal

Njoftime me email

12 perralla klasike (me figura ilustruese) Shihe të plotë

12 perralla klasike (me figura ilustruese)

Në këtë vëllim janë mbledhur rrëfenjat më të bukuara në botë. Rrëfenjat janë shoqëruar me ilustrime mahnitëse, të cilat e bëjnë leximin më të këndshëm. 

Info shtesë

SKU001606

Disponueshëria: Ne gjendje

$19.01

Me ulje çmimi!

-10%

$21.12

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: 12 përralla klasike (me ilustrime)
Origjinali: 12 përralla klasike
Përralla me figura ilustruese nga: Carlos Busquets
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2010
fq. 218
Pesha: 1.107 kg
ISBN: 978-99956-704-7-4

Fragmente nga libri

Rosaku i shëmtuar

Na ishte njëherë një rosë që polli katër rosakë shumë të bukur, por kur u ça veza dhe doli i fundit... "Oh! Ç'rosak i shëmtuar!". Kur Mama Rosa shkonte për të notuar me të vegjlit, atëherë të gjitha kafshët e fermës dilnin për t'i parë:
-Eh, ç'fatkeqësi!
Rosaku më i vogël është më trashaluqi dhe më i shëmtuari!Vëllezërve u vinte turp prej tij:-E sheh, për fajin tënd e gjithë bota na ka qepur sytë e na sheh!

Kësulëkuqja

Kësulëkuqja u nis të shkonte në shtëpinë e gjyshes që ishte sëmurë dhe kish zënë shtratin.
-Rruga e mbarë, bija ime! – e përshëndeti e ëma kur po e përcillte. – Hapi sytë e bëji katër kur të përshkosh pyllin.
Ujku po kalonte atyre anëve dhe e pa vajzën tek nisej. Ujku u dha këmbëve për ta kapur në rrugë e sipër Kësulëkuqen.
-Për ku je nisur, e ëmbla Kësulëkuqe?
-Po shkoj te gjyshja t'i çoj petulla me mjaltë, - u përgjigj Kësulëkuqja.

Borëbardha

Na ishte njëherë një princeshë që ia thoshin emrin Borëbardha. Njerka e kishte zili ngaqë vajza ishte më e bukur se ajo.
-Merre Borëbardhën, shpjere në pyll dhe vrite, - urdhëroi ajo një gjahtar.
Por gjahtari qëlloi që ishte zemërmirë, ndaj me të mbërritur në pyll, i tha vajzës:
-Dëgjo këtu, vogëlushe! Mos u kthe kurrsesi në pallatin e babait.Borëbardha shkoi andej nga e shpinin këmbët derisa pa një shtëpizë të lezetshme.

Shtëpiza prej çokollate

Buzë pyllit na jetonte një druvar i varfër tok me dy fëmijët e tij, Hanselin dhe Gretelin, që e ndihmonin të atin të mblidhte dru. Një ditë prej ditësh, duke u endur nëpër pyll për të mbledhur dru, i zuri nata dhe nuk mundën të ktheheshin në shtëpi.
Të dy fëmijëve u hyri frika në palcë ngaqë kafshët e pyllit, i madh e i vogël, i këqyrnin më kërshëri. Të nesërmen në mëngjes, vëlla e motër, u vunë të kërkojnë rrugën e kthimit në shtëpi. Ec e ec, u zunë sytë një shtëpi të mrekullueshme: çatinë e kishte prej çokollate, oxhaqet prej karameleje dhe muret prej kallamsheqeri.

Hirushja

Hirushja jetonte me njerkën dhe dy bijat e saj. Ato e kishin zili, ngaqë Hirushja ishte shpirtmirë dhe e bukur, dhe e shtrëngonin të punonte gjithë ditën e ditës e të kryente gjithfarë punësh. Një ditë prej ditësh, njerka dhe të bijat u ftuan të merrnin pjesë në një ballo që jepte princi në pallat, por Hirushen nuk e lejuan të shkonte.
Kur mbeti vetëm, Hirushja zuri të qajë për fatin e saj të hidhur. Atëherë iu faneps Zana e i tha:
-Je aq e mirë sa e ke hak të shkosh në ballo!

Piter Pani

Uendi, tok me vëllezërit Huan e Migel, jetonte në një shtëpi në rrethinat e Londrës. Një mbrëmje, kur prindërit kishin dalë, u shkoi për vizitë në shtëpi Piter Pani tok me Zanën që ia thoshin emrin Këmborëza.
-Ejani me mua të shkojmë fluturimthi në vendin e quajtur Kurrëmë, - u tha Piter Pani fëmijëve.
Këmborëza, me anë të pluhurit magjik, hapi një shteg të ndriçuar dhe të tre fëmijët të udhëhequr nga Piter Pani morën udhën për në vendin më të bukur të botës duke fluturuar mbi çatitë e qytetit.

Gishtoja

Gishtoja ishte më i vogli ndër shtatë vëllezërit. Meqë ishin tepër të vobektë dhe s'ua mbushnin dot barkun me bukë, prindërit vendosën t'i çonin në pyll që ta siguronin vetë jetesën. Prindërit ua ndanë djemve në park atë pak ushqim që kishin marrë me vete dhe i përcollën deri në një lirishtë që gjendej mu në mes të pyllit.
Gishtoja i kishte hedhur thërrimet e bukës përtokë gjatë gjithë shtegut që kishin përshkuar, që pastaj të gjenin rrugën e kthimit për në shtëpi.

Bukuroshja e fjetur

Na ishin njëherë një mbret dhe një mbretëreshë që iu përmbushën të gjitha ëndrrat ditën që u lindi një vajzë yll e bukur. Për të festuar pagëzimin e vajzës, ata ftuan të gjitha zanat nga të katër anët e mbretërisë. Po në festë na kishte ardhur edhe një shtrigë e paftuar dhe, për ta prishur gëzimin, u hodh e tha se vogëlushja do të shpohej me majën e furkës dhe do të vdiste.
Po, për fat të mirë, zanat që qenë aty, e zbutën mallkimin dhe thanë:
-Bija juaj nuk do të vdesë, veç do të bjerë në gjumë të thellë, prej të cilit ka për ta zgjuar një princ.

Liza në botën e çudirave

Liza dhe motra e saj kishin shkuar për të kaluar ditën buzë një liqeni. Duke këqyrur natyrën, Lizës i zunë sytë një lepurush të bardhë me çadër dhe orë me zile që po thoshte:
-Jam vonë, jam vonë.
Liza ishte shumë kureshtare për të mësuar për ku ishte nisur lepurushi dhe pse qe me vonesë. Lepurushi hyri në zgavrën e një peme të madhe dhe Liza i ra pas.

Bambi

Të gjitha kafshët e pyllit u mblodhën për të kremtuar lindjen e drenushat Bambi, të birit të princit të shkëlqyer të pyllit. Lepurushi Tambor e mori Bambin dhe e nxori shëtitje që të njihet me të gjitha kafshët e pyllit.
-Shih, Bambi, një flutur! – i tha Tambori.
-Flu – tur, - Bambi rrokëzoi fjalët e lepurushit.Erdhi dimri dhe pylli u mbulua nga çarçafi i dëborës.
Bambi i kishte këmbët të gjata, ndaj dhe mezi rrinte në këmbë. Tambori zbavitej duke i hedhur toptha dëbore, ndërsa Flori, kunadhja, ishte pothuajse gjithë kohën e mbuluar kokë e këmbë nga dëbora.

Maçoku me çizme

Na ishte njëherë një mullixhi që, para se të vdiste, i la trashëgim djalit të madh mullirin, të mesmit një gomar dhe të voglit një maçok... Po që nuk ishte një maçok dosido. Që ta ndihmonte të zotin, maçoku zuri dy mëllenja. Paskëtaj i bëri një vizitë mbretit dhe i tha:
-Madhëri, imzot, markezi i Karabasit, më ka ngarkuar që t'ju jap këtë dhuratë modeste.
Një ditë, kur mbreti kishte dalë për shëtitje tok me të bijën, maçoku e shtyu të zotin në lumë. Ia fshehu teshat dhe kur pa të kalonte atyre anëve karrocën e mbretit, thirri:
-Ndihmë! Ndihmë! Imzot, markezi i Karabasit po mbytet!

Pinoku

Zdrukthtari plak Xhepeto ndërtoi një buratin prej druri që e quajti Pinok. Krijesa e tij ishte kaq e përkryer saqë një Zanë ia shpërbleu mirësinë e i dha jetë buratinit. Ashtu si gjithë moshatarët e tij, Pinoku nisi të shkojë në shkollë. Dhelpra dhe maçoku e panë kur doli nga shtëpia dhe menduan si e si të bëjnë një dorë të mirë parash me të. Dhe e bindën që në vend që të shkonte në shkollë, të shkonte me ta në një teatër kukullash.