Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Nina dhe Arka e Drites, Moony Witcher Shihe të plotë

Nina dhe Arka e Drites, Moony Witcher

Libri u mbyll befas dhe sërish tryeza u drodh e tëra, aq sa Salia mezi arriti të mbahej pas një gozhde që dilte nga muri. Vogëlushja e Hënës së Gjashtë ia nguli sytë kopertinës së praruar të librit magjik:

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$6.76

Me ulje çmimi!

-20%

$8.45

Titulli: Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Arka e Dritës, libri i shtatë
Origjinali: Nina e l'arca della luce
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 326
Pesha: 0.415 kg.
ISBN: 978-9928-248-29-9

Fragment nga libri

Libri u mbyll befas dhe sërish tryeza u drodh e tëra, aq sa Salia mezi arriti të mbahej pas një gozhde që dilte nga muri. Vogëlushja e Hënës së Gjashtë ia nguli sytë kopertinës së praruar të librit magjik:

- Ç'po ndodh kështu? Çfarë djallëzie ka në mendje Krakoni? E di që do të më vrasë, por më shumë më bren frika mos ia nxjerr inatin ndonjërit prej miqve të mi.

Një lumë mendimesh iu dynd në mendje: nuk e dinte nëse Konti po organizonte një kurth për numrin 8 apo ishte thjesht gënjeshtra e radhës e Livios. Befas, ndjeu një pickim në pëllëmbën e dorës së djathtë: nishani në formë ylli po kullonte gjak. Piklat ranë si shi mbi dysheme duke e njollosur me të kuqe kapakun e kapanxhës.