• Banner

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artemis Fowl 3, Kodi i Përjetësisë
Original: Artemis Fowl, The Eternitry Code
Gjinia: Roman
Autori: Eoin Colfer
Përktheu: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 356
Pesha: 0.301 Kg

Mbi romanin

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.

Epo mirë, Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, i cili është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet... por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxhollë Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandanti Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit.

Komente mbi librin

"I gjallë e plot jetë, zbavitës, një përzierje joshëse e ngjashme me historitë e James Bondit, e mbushur me zana dhe doza të stërmëdha teknologjie. Për lexuesit... "e lidhur në rrjet"

Buffalo News

"Djaloshi ia doli mbanë përsëri! Harry Potter do të bënte mirë të fillonte e të ruhej. Dhjetë me yll."

Entertainment Weekly

"Prozë e rrjedhshme, dialogë të gjallë dhe humor therës: lexues, do ta mbani dritën ndezur në zemër të natës vetëm për të arritur në faqen e fundit."

Publishers Weekly

Mbi autorin

Eoin Colfer ka lindur në Irlandë, në Wexford, në vitin 1965. Ka qenë mësues për pesëmbëdhjetë vjet dhe, pasi ka jetuar në Tunizi, Itali dhe Arabi Saudite, është kthyer përfundimisht në qytetin e tij të lindjes. Ka filluar të shkruajë që në moshë të re, por, falë aventurave të Artemis Fowl-it ky shkrimtar është bërë i njohur në të gjithë botën. Pas shitjes së miliona librave anë e mbanë botës, saga e Artemisit po shndërrohet në një film të jashtëzakonshëm nga Miramax dhe të prodhuar nga Robert De Niro.

 

Detajet e librit
SKU000473
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001726

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Froni i zjarrtë, Rick Riordan

Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Aventurat e Tom Sojerit

Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm, Hakëlberri Fin, e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t'i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indiana Xho.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2430

Botuesi: Bota Shqiptare

Dimërimi në akull (përshtatje për femijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000975

Botuesi: Dituria

Dy vjet pushime, Jules Verne

Djemtë e një kolegji gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi - përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2973

Botuesi: Bota Shqiptare

Arkipelagu ne flake, Zhyl Vern

Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)