• Banner

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Numri i Artë
Origjinali: Nina e il numero aureo
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Albana Nexhipi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 290
Pesha: 0.308 kg
ISBN: 978-9928-162-92-2

Fragment nga libri

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Sytë prej goazili të pesë Taldom Luksëve u ndezën njëherësh dhe fëmijët ishin gati të përdornin skeptrat e tyre alkimikë kundër pasqyrës, që shfaqte individë me pamje aspak pozitive. Por asnjëri prej tyre s'mundi të lëvizte, sepse zërat e personazheve misteriozë jehuan në të gjithë Sallën e Oxhakut.

-Lajmërojmë kthimin e të madhërishmit e të famshmit Mjeshtër, kontit Karkon ka i Arti dhe aleatëve të tij më besnikë që ju i kishit shndërruar në statuja mjerave. Fuqinë e Alkimisë të së Keqes s'mund ta asgjësojë gjë. Do ta shihni!

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000975

Botuesi: Dituria

Dy vjet pushime, Jules Verne

Djemtë e një kolegji gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi - përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Aventura ilire, Lloyd Alexander

Është viti 1872 kur aventurierja Vesper Holli dhe kujdestari i saj nisen për në vendin e vogël të Ilirisë në kërkim të një thesari (ushtrisë me luftëtarë magjikë) që i përkiste sunduesit të dikurshëm.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Aventurat e Tom Sojerit

Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm, Hakëlberri Fin, e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t'i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indiana Xho.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në Mbretërinë e Fantazisë, libri i dytë

Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)