• Banner

  • Ka mbaruar
Kuzhine mesdhetare, Katerina Gremo
  • Kuzhine mesdhetare, Katerina Gremo

Kuzhine mesdhetare, Katerina Gremo

Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqyerit e popujve të Mesdheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gatimeve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bëtë sinonim i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj.

1 800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kuzhinë mesdhetare, aromë dhe shije (kopertinë e trashë)
Origjinali: Kuzhinë mesdhetare, aromë dhe shije
Gjinia: Kuzhinë
Autori: Katerina Gremo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 256
Pesha: 1.111 kg
ISBN: 978-99943-1-799-8

Mbi librin

Dieta mesdhetare është mënyra e të ushqyerit e popujve të Mesdheut. Ajo bazohet në përgatitjen e gatimeve të shijshme mesdhetare, duke përdorur lëndët e para që prodhohen në këto vende. Emërtimi dietë mesdhetare është bëtë sinonim i jetëgjatësisë dhe mbrojtjes së organizmit nga sëmundjet e zemrës, diabetit etj.

Gjatë 50 vjetëve të fundit, në arenën shkencore botërore vihet re një mendim unanim i shkencëtarëve për sa i përket faktit që dieta mesdhetare është një nga modelet më të ekuilibruara të të ushqyerit.

Për të arritur në këtë rezultat u deshën qindra studime, në përfundim të të cilave u vu re se kur njerëzit përdorin një regjim të tillë ushqimor, shfaqin një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë në popullatë, si pasojë e kancerit apo sëmundjeve të zemrës në krahasim me dietën e mjaft vendeve të tjera.

Një pjesë e pandashme e dietës mesdhetare janë edhe erëzat e beharnat. Natyra mesdhetare na ka dhuruar një larmi të çmuar bimësh aromatike për përdorim kulinar. Mendoni për një moment se sa e varfër do të na dukej gjella pa aromën dhe shijen që i japin erëzat dhe beharnat.

Përdorimi i tyre jo vetëm përforcon shijen e gatimeve, por duke i kombinuar në mënyra të ndryshme na jep mundësinë të krijojmë një shumëllojshmëri gatimesh.

Mbi autoren

Katerina Gremo ka lindur më 8 tetor 1964 në Livadhja të rrethit të Sarandës. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Livadhja. Në vitin 1958 përfundoi Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë. Vazhdoi studimet në Athinë, ku mbaroi shkollën dyvjeçare për shef kuzhine "Chef D'Oeuvere" në maj të vitit 1995.

Zotëron diplomën "Higher Diploma in Food and Beverage Management" (Diploma e lartë e Menaxherit të Ushqimit dhe Pijeve), titull i cili iu dha nga shkolla greke e Menaxhimit të Hoteleve dhe Ushqimit Social në vitin 1994. Ka punuar në kuzhina dhe poste të ndryshme. Në vitin 2004 është aktivizuar si shefe kuzhine në postin e Ushqimeve të Ftohta gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Athinës.

Që prej vitit 2004 e deri në dhjetor 2008 ka punuar si "chef" në Repartin e Ushqimeve dhe Pijeve të Kompanisë "Olympic Catering" dhe njëkohësisht ka qenë kryeredaktore e revistës "Arti i kuzhinës" (2005 – 2007). Gjatë gjithë kësaj kohe, znj. Gremo ka ndjekur mjaft seminare, prej të cilëve ka fituar tituj diplomash në Akademi të ndryshme Kulinare si: "Le Cordon Bleu", "Academie d'art culinaire de Paris" etj.

Është, gjithashtu, autore e librave: "Lloje të ndryshme bukësh", "Receta vere", "100 receta makaronash të shijshme". Gjithashtu, është anëtare e WACS (World Association of Cooks Society – Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Kuzhinës). Ka fituar mjaft medalje dhe tituj nderi në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare të shefave të kuzhinës si anëtare e "Grupit Kombëtar Kulinar Grek".

Në vitin 2007 zuri vendin e parë në Konkursin e Pestë Kombëtar Grek të Shefave të Kuzhinës duke fituar medaljen e artë. Bordi drejtues i "Shoqatës Greke të Shefave të Kuzhinës" në vitin 2007 e nderoi atë duke i dhënë postin prestigjioz "Shefe - anëtare e Gupit Kombëtar Kulinar Grek", i cili merr pjesë në të gjitha festivalet gastronomike kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në të gjitha konkurset gastronomike kudo në botë.

Sot, Katerina Gremo është kryetare e Federatës Shqiptare të Gastronomisë, si dhe drejtuese e rubrikës së kuzhinës pranë Televizionit Publik Shqiptar, rubrikë të cilën e drejton që nga viti 2008.

Detajet e librit
2168
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001352

Botuesi: EDFA Botime

Si të gatuajmë, mbi 500 receta për një tryezë më të pasur, Evgjeni Harizi

Për amvisat ribotimi i recetave "Si të gatuajmë" si dhe plotësimi i tyre me të tjera më të reja është një ndihmë për të pasur një tryezë me gatime të shijshme e aromatike të ushqyeshme, të lehta e të thjeshta për t'u gatuar. Një këshillues i vlefshëm për ta mbajtur pranë, për të kombinuar e për të zgjedhur me lehtësi së "çfarë do të gatuajmë?"

Çmimi 550 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001848

Botuesi: Te tjere

Deshirat e embla, Sadije Berisha

Zakonisht, recetat e mia trashëgohen brez pas brezi si thesare të familjes, dhe mbahen sekret, ndonëse asnjëherë nuk e kam kuptuar pse. Kam mendimin se recetat e mira duhen ndarë me familjen, miqtë dhe fqinjët, në mënyrë që të kalojnë dorë më dorë, me qëllim që të gjithë të kenë mundësi t'i shijojnë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002017

Botuesi: Pegi

Si të kurohemi me ushqime, Ciro Vestita

Ciro Vestita është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Piza në vitin 1976 dhe është specializuar në pediatri me temë diplome "Obeziteti infantil". Aktualisht punon si dietolog dhe filoterapist në Piza, Firence dhe Romë. Është përgjegjës i Klinikës së Fitoterapisë pranë Asli të Pizës.

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: EDFA Botime

Pastiçeria në familje, Evgjeni Harizi

Evgjeni Harizi lindi në Pojan të Fierit më 1939. Studimet e larta i kreu pjesërisht në Rusi dhe më pas në Universitetin e Tiranës në vitin 1963 si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Pas emërimit në Ndërmarrjen e Ushqimit Social në Tiranë, ku punoi disa vjet si teknologe, vazhdoi si pedagoge në Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë.

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001848

Botuesi: Te tjere

Deshirat e embla, Sadije Berisha

Zakonisht, recetat e mia trashëgohen brez pas brezi si thesare të familjes, dhe mbahen sekret, ndonëse asnjëherë nuk e kam kuptuar pse. Kam mendimin se recetat e mira duhen ndarë me familjen, miqtë dhe fqinjët, në mënyrë që të kalojnë dorë më dorë, me qëllim që të gjithë të kenë mundësi t'i shijojnë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001352

Botuesi: EDFA Botime

Si të gatuajmë, mbi 500 receta për një tryezë më të pasur, Evgjeni Harizi

Për amvisat ribotimi i recetave "Si të gatuajmë" si dhe plotësimi i tyre me të tjera më të reja është një ndihmë për të pasur një tryezë me gatime të shijshme e aromatike të ushqyeshme, të lehta e të thjeshta për t'u gatuar. Një këshillues i vlefshëm për ta mbajtur pranë, për të kombinuar e për të zgjedhur me lehtësi së "çfarë do të gatuajmë?"

Çmimi 550 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001695

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i dietave

Dietat janë perceptuar si një farë universi misterioz, në të cilin shkenca e ide përgjithësisht të pranuara përzihen, shpesh me mendjelehtësi të tepruar. Ka nga të gjitha tipet, nga më të thjeshtat tek më të ndërlikuarat, secila me veçoritë, me meritat dhe me kontradiktat e veta.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002017

Botuesi: Pegi

Si të kurohemi me ushqime, Ciro Vestita

Ciro Vestita është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Piza në vitin 1976 dhe është specializuar në pediatri me temë diplome "Obeziteti infantil". Aktualisht punon si dietolog dhe filoterapist në Piza, Firence dhe Romë. Është përgjegjës i Klinikës së Fitoterapisë pranë Asli të Pizës.

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekretet e shijes, Renato Mekolli

Renatoja, me kujdesin maksimal e përkushtimin e tij, bëri për vete çdo klient që shijoi pjatat e krijuara prej tij, duke bërë të mbushej plot çdo restorant ku ai ka punuar. Këto janë arsyet që ai meritoi çdo sukses e çmim, të cilat për 5 vjet me radhë e çuan në evenimentin më të rëndësishëm të gastronomisë në Greqi, "Kapelat e Arta".

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ideart

222 Receta të thjeshta

Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)