Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Gjenitë e mendimit, Mendeli dhe vërshimi i OMGJ – ve, Luka Noveli
  • Gjenitë e mendimit, Mendeli dhe vërshimi i OMGJ – ve, Luka Noveli

Gjenitë e mendimit, Mendeli dhe vërshimi i OMGJ – ve, Luka Noveli

Te tjere

Mendeli është babai i madh i gjenetikës. Zbuloi ligjet bazë të jetës, pasojat e të cilëve kanë si kufi vetëm imagjinatën tonë. Por, Mendeli e dashuronte natyrën dhe sot do të ishte në anën e atyre që e mbrojnë. Ai zbuloi së pari se karakteristikat e llojit transmetohen nga prindërit te fëmijët.

390 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjenitë e mendimit, Mendeli dhe vërshimi i OMGJ – ve
Gjinia: Libër edukativ
Autori: Luka Noveli
Shqipëroi: Teuta Mati
Shtëpia botuese: SHBLSH e re
Viti: 2008
Fq. 112
Pesha: 0.159 kg.
ISBN: 978-99943-2-218-3

Mbi librin

Mendeli është babai i madh i gjenetikës. Zbuloi ligjet bazë të jetës, pasojat e të cilëve kanë si kufi vetëm imagjinatën tonë. Por, Mendeli e dashuronte natyrën dhe sot do të ishte në anën e atyre që e mbrojnë. Ai zbuloi së pari se karakteristikat e llojit transmetohen nga prindërit te fëmijët.

Mendeli mundi të shpjegonte në mënyrë praktike mekanizmat e trashëgimisë, pra përse kemi të trashëguar nga mamaja jonë, nga babai ynë ose nga paraardhësit tanë sy të zinj apo flokë biondë, lëkurë zeshkane apo të pikëzuar nga qukat. Këto mekanizma janë ligjet bazë të jetës, që sot njeriu, falë përvetësimeve nga zbulimet e ndryshme teknologjike, mund t'i shfrytëzojë dhe t'i përdorë deri atje ku nuk arrin as imagjinata.

Në këtë libër, Gregor Mendeli na tregon për zbulimet e tij, por mbi të gjitha na flet për veten, intuitat e shqetësimeve vetjake. Mendeli ka qenë një fëmijë i çuditshëm, e më pas një njeri i thjeshtë, i saktë dhe me humor. Gjatë rrjedhës së jetës së tij, nuk mori mirënjohjen që meritonte.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994322183
ean13
9789994322183
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Bebe Made in France, Pamela Druckerman

Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Brakiozauri, dinozauri më i madh, Anna Obiols

Personazhi i serisë "Dinozaurët" është një djalë i vogël, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën ai fle çdo natë.
583 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Gandi, Lara Toro

Gjatë gjithë jetës sime u tregova njerëzve se dhuna është forma më e keqe për të luftuar për barazinë ndërmjet njerëzve dhe ndërmjet burrave dhe grave. Jo vetëm kam qenë kundër luftërave, por jam i bindur se fjala dhe jeta shembullore janë armët më të mira për të luftuar çdo armik.
550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Leonardo da Vinçi, Antonio Tello, Johanna A. Boccardo

Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta transformuar botën. Edhe unë, si bir i kësaj epoke të mrekullueshme, nuk i shpëtova këtij vrulli.
550 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Albert Ainshtajn, Lluis Cugota, Gustavo Roldan

Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ia bëja që t'i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë.
550 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Më quajnë Dora D'Istria, Luan Rama, Entela Kasemi

Shqiptarët nuk janë as sllavë dhe as helenë, por përfaqësuesit e një qytetërimi të vjetër, një nga më të lashtit e Europës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën e vet në dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, me Skënderbeun, idealin e Mesjetës dhe Boçarin, personifikimin kalorësiak të kohëve moderne.
550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje

Seria "Seksi për të rinjtë" i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t'u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç'të bëj që t'i pëlqej personit tjetër? Ç'rroba duhet të vesh?
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Ora folëse

E re fringo! Çdo ditë nise më këtë orë të zgjuar e shumëngjyrëshe. Vendose në kyçin e dorës dhe shtyp butonat për të dëgjuar tingujt qesharakë dhe meloditë. Ajo të mëson që të tregosh orën dhe njëkohësisht të kujton se çfarë ke për të bërë – mos harro të bësh qejf!
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001862

Botuesi: Botart

Mirekuptimi me familjen, Amy Lynch

Askush nuk është më afër zemrës tënde sesa njerëzit e familjes. Prandaj nëse kuptoheni dhe shkoni mirë me njëri-tjetrin, kjo mund t'i bëjë ditët tuaja t'ju duken më të ndritshme dhe gropat gjatë rrugës më të lehta për t'u kaluar.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Bota e fëmijëve në 1000 fjalë

Në këtë libër zbavitës plot me ilustrime tërheqëse, përmes të cilit fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit, janë përdorur shumë emra, si edhe disa folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes.
800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Gjenitë e mendimit, Leonardo dhe pena që vizatoi të ardhmen, Luka Noveli

Leonardo ka qenë piktor, arkitekt, teknolog, filozof dhe kërkues shkencor. Ai u bë mit që në kohën e tij. Ishte një shpikës i madh dhe nëse puna e tij do të ishte zbatuar me korrektësi, ndoshta Napoleoni do të kishte udhëtuar me aeroplan dhe ndoshta do të kishim kolonizuar që tani planetët e sistemit diellor.
390 Lekë
More
Ne gjendje