• Banner

  • Ka mbaruar
Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj
  • Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shpirt i trazuar gruaje
Origjinali: Shpirt i trazuar gruaje
Autor: Sokrat Habilaj
Gjinia: Roman
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2010
Fq. 626
Pesha: 0.60 Kg.
ISBN: 978-99956-859- 8-0

Mbi librin

Këto ditë ka dalë në qarkullim romani më i ri i autorit Sokrat Habilaj, "Shpirt i trazuar gruaje". Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.

Ata nuk dashurojnë, por cinikisht tradhtojnë. Ata nuk rrëzohen, por rrëzojnë të tjerët. Ata nuk i shtyp askush, ata poshtërojnë të tjerët. I vetmi mbytës i tyre është vesi. Dhe nga ana tjetër, përballë kësaj turme të baltosur, është skalitur fytyra dhe shpirti i bukur e një gruaje. Ajo di vetëm të dashurojë, por atë e tradhtojnë. Ajo jep nga shpirti i saj atë që ka më të bukur, por merr si shpërblim cinizmin e të tjerëve. Atë e rrëzojnë, por ajo nuk dorëzohet. Ajo falë, por di edhe të hakmerret.

Ajo hakmerret butësisht ashtu siç mund të hakmerret vetëm shpirti i madh i një gruaje. Shpesh duket se femrat vinë dhe ikin nga kjo jetë pa u njohur plotësisht askush. Duket se shpirti i tyre nuk është gjë tjetër veçse copëza të shpërndara lumturie dhe trishtimi që askush nuk mundet t'i mbledhë e të krijojë një fytyrë të vetme, të njohur deri në fund. Ja kështu, në këtë lumturi-trishtim të tyre, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse rrekemi t'i njohim ato sa më shumë, gjë që në këtë roman rezulton si një ndërmarrje e bukur.

Nëse doni të njiheni me fragmente të shpirtit të një gruaje, ju duhet të lexoni romanin më të ri të shkrimtarit Sokrat Habilaj, me titull: "Shpirt i trazuar gruaje". Në përfundim do të keni të skalitur një imazh që do ngelet për një kohë gjatë në memorien tuaj. Mos e lini t'ju iki ky rast.

Detajet e librit
Naimi
SKU001344

Referencat specifike

isbn
9789995685980
ean13
9789995685980
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001334

Botuesi: Te tjere

Psikovampirët, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendjen

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)