Titulli: Vargjet e lira, Novelat e Qytetit të Veriut
Origjinali: Vargjet e lira, Novelat e Qytetit të Veriut
Gjinia: Poezi, novela
Autori: Migjeni
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2009
Fq. 172
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99956-718-4-6
Mbi autorin
Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27 vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Ishte një poet dhe prozator. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928 – 1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933 – 1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive.
La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij. Fragment nga libri Poema e mjerimit Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpitaedhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesëndi,therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrtashkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin -janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezësmbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëmme bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,zhele fund e maje, flamujt e një shpresetë shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagtalakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragtaedhe shuhet uja, dhe fashitet etjan'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsatqë nesër do linden me na i mbushë rrugat.Mjerimi në dritzën e synit te kërthinidridhet posi flaka e mekun qirininën tavan të tymuem dhe plot merimanga,ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keqtu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamitku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpivetë nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnivekur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytitkur fillojnë kllapitë e etheve prej unitdhe fetyrën e fëmis e mblon hij'e vdekjes...
Na ndiqni në