Per ate qe dua(m), Atjon V. Zhiti
  • Per ate qe dua(m), Atjon V. Zhiti

Për atë që dua(m), Atjon V. Zhiti

UET Press

Studenti ynë i çmuar e aq shumë i dëshiruar... e gjithë familja e madhe e Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë është e nderuar që kishte Atjonin në gjirin e vet...

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Për atë që dua(m)
Origjinali: Për atë që dua(m)
Gjinia: Ese
Autori: Atjon V. Zhiti
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 230
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 978-9928-399-87-6

Komente mbi Atjonin

"... Studenti ynë i çmuar e aq shumë i dëshiruar... e gjithë familja e madhe e Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë është e nderuar që kishte Atjonin në gjirin e vet..."

Universiteti Katolik "Sacro Cuore", Milano, Itali

"... Ai djalë i vogël, bërë tani një djalosh i pashëm e gjithë nur... krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë..."

Helena dhe Ismail Kadare

"Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të vetin..."

Sebastiano Grasso, poet, President i PEN Club – it italian

"Ti prekje jetën e çdo personi që njihje... kam humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës time..."

Livia Petto, studente, Angli

"... Botimi i një libri të Atjonit... testamenti i Tij për Shqipërinë... Ungjilli për të rinjtë... fari ndriçues i brezit të Tij..."

Eugjen Merlika, studiues, Itali

Mbi autorin

Atjon V. Zhiti u lind në Vlorë më 30 gusht 1995. Prindërit e morën në Romë kur ishte 40 ditësh, pasi emërohen në ambasadën e Shqipërisë në Itali. Nis të vizatojë, zbuloi mrekullinë e ngjyrave, por dhe të përrallave, që i rikrijonte, ndërkaq do të hapte dy ekspozita "familjare".

Në Romë përfundon 9 vjeçaren në shkollën e muzikës "Giuseppe Sinopoli" dhe vazhdon Liceun e njohur "Gulio Cesare", ndërsa diplomohet në gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, nga që prindërit rikthehen nga misioni.

Fiton një bursë për Filozofi në Universitetin Katolik "Sacro Cuore" të Milanos. Mësoi disa gjuhë të huaja, udhëtoi në mjaft vende të ndryshme, doli në gazetën "Mapo" dhe po atë vit jeta e tij dhe ëndrra e tij ndërpriten befas.

Më 20 dhjetor 2014 në Tiranë pëson një aksident rrugor. Motori, të cilin nuk e ngiste vetë, përplaset tragjikisht... Jehona e 19 vjeçarit të përhershëm, studentit Atjon Zhiti, ishte e madhe në median mbarëkombëtare, por dhe në Itali.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928399876
ean13
9789928399876
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Kokëmushkat, Edmond Budina

Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisësë tyre?
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 
800 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Fajin ma ka gjuha, Virgjil Muçi

Të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç mund të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritshme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
750 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Liria ime, Mehmet Kraja

"Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Fugu, ArB eLo

Është në traditën e linjës sonë që të përzgjedhurve t’u tregohet në një moshë të caktuar, kur janë pjekur kushtet dhe kur e kërkojnë vetë, diçka më shumë nga e vërteta. Edhe unë jam sqaruar, këtu ai kishte bërë një pauzë kuptimplotë, kishte rrudhur sytë e kishte buzeqeshur pak, sikur të priste një mirëkuptim të vetëkuptueshëm nga bashkëbiseduesi, - nga...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Pritje të bukura, Ani Wilms

Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. 
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000491

Botuesi: OMSCA-1

Shekull tjetër, Visar Zhiti

Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e a
500 Lekë
More

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000549

Botuesi: OMSCA-1

Thesaret e frikës, Visar Zhiti

"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Në kohën e britmës, Visar Zhiti

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001682

Botuesi: OMSCA-1

Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Visar Zhiti

Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.
500 Lekë
More

Referenca: SKU002032

Botuesi: OMSCA-1

Rrugët e ferrit, Visar Zhiti

"Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht... Autori na përkujton se "liria më shumë eshtë gjendje shpirti, sesa trupi". Zëri i tij sjell dhembjen e Shqipërisë, të një kohë të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij, Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt."
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Valixhja e shqyer, Visar Zhiti

"Valixhja e shqyer" është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese "OMSCA-1". I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe "historinë" e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e...
700 Lekë
More