Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga
  • Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Botimet Dudaj

Nobelistë, kandidatë për çmimin "Nobel", por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkrimtarët e shekullit
Origjinali: Shkrimtarët e shekullit
Gjinia: Publicistikë
Autori: Rudina Xhunga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 400
Pesha: 0.543 kg.
ISBN: 978-9928-176-00-4

Mbi librin

“Aroma e një dashurie të pamundur. Përsëri ka shumë dashuri të pamundura, nuk ka vetëm një, ndonjëherë kanë aromën e kripës së lotëve, ndonjëherë aromën e djersës së grushteve të mbledhura apo edhe aromën e flladit përpara errësirës”. Amoz Oz i përgjigjet kështu pyetjes së gazetares shqiptare, Rudina Xhunga, për aromën e një dashurie të pamundur.

Ishte dhjetor i vitit 2008, e ndodheshin në Arad, Izrael. Pasi kishin shëtitur shkretëtirën, tashmë burri që e kishte tërhequr aq shumë përmes librave që i kishte lexuar, po u përgjigjej të gjitha pyetjeve që atë e kishin grishur herët, shumë kohë përpara se të mbërrinte tek ai. Ishte më i shkurtër seç e mendoje dhe më i qeshur se ç’do shpresoje.

“Nuk sillet me ty si burri i dhjetëra çmimeve, kandidati i “Nobelit”, shkrimtari i përkthyer në 30 gjuhë, negociatori i paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Është i thjeshtë, i rehatshëm. Me të je njëlloj si në libër”, rrëfen Xhunga. Amoz Oz, shkrimtari që çdo ditë shkel shkretëtirën për të ndjerë forcën e saj,

Nobelistë, kandidatë për çmimin “Nobel”, por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash. Një gërshetim i gazetares dhe shkrimtares që është brenda Xhungës, për të njohur dhe depërtuar brenda atyre “qenieve të rralla” në dukje tepër të largët, për të kuptuar të gjitha pse – të.

Vetëm pasioni për letrat, do ta bënte atë t’i gjente të gjitha udhët, që do ta çonin në shtëpinë e nobelistes së ndjerë Doris Lessing në Londër, vetëm pak pasi ajo kishte marrë çmimin e madh letrar, në Turqinë e Orhan Pamuk, të takonte Selman Rushdien, Alberto Bevilacqua etj. Të gjitha këto intervista ajo i ka përmbledhur tashmë në një libër nën titullin “Shkrimtarët e shekullit (31 intervista në bibliotekën e botës)”, me parathënie nga Kryeministri Edi Rama, botuar nga “Dudaj”.

Ky libër është një udhëtim në bibliotekën bashkëkohore të botës, duke marrë prej saj copëza shpirti dhe historish që vijnë si mesazhe në Shqipërinë e së tashmes. Letërsia ka qenë gjithnjë forma më e lartë e komunikimit mes vendeve, shpeshherë e heshtur po aq e fortë në ndikimin e saj. Ndaj personazhet e zgjedhura nga Xhunga, duken si një zgjedhje e zgjuar, për të depërtuar në ato biblioteka ku gjuha e shenjave, flet po aq qartë sa shkrimi.

Libri është një manual për të kuptuar botën, atë çfarë ndodh sot, përmes rreshtave më të ndjeshëm të thënë nga protagonistë të rëndësishëm të saj. Këto intervista i ngjasojnë një libri iluminist esesh, ku filozofia ngjan aq elegante dhe kur Alfonso Signorini, thotë se “do të ishte dashuruar marrëzisht pas Callas, nëse do të kishte jetuar në kohën e saj.

Nuk do të kishte bërë as televizion dhe as të drejtonte dy revista, por do të kishte rendur pas saj dhe nuk do ta kishte lëshuar më”. Kjo përmbledhje intervistash, është një libër për historinë, letërsinë, dashurinë dhe vetminë, treguar përmes emrave që kanë bërë art, duke mbetur thellësisht njerëzorë…

Koment nga Edi Rama

“Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip, falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar të kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur; zëra që vijnë nga larg përmes një harte shenjash e kodesh, nga ato të thesarkërkimeve ku papritur sheh vende që i njeh pa i pasur shkelur kurrë, fytyra që i ke dashur dikur, edhe pse i sheh për herë të parë, apo që i ke njohur e dashur përherë, por papritur i gjen krejt ndryshe, si përtej dritares së hapur drejt botës shqipfolëse nga Robert Elsie, në një intervistë që sjell veçanërisht kënaqësinë e një takimi ku tingulli e tronditja shfaqen bashkë si gur i rënë vrik mbi pasqyrën e ujit, për t’u bërë radhë që përhapen rrotull teje, dhe vështrimi tretet pa ngut duke kapërcyer një e nga një kufijtë që shtyjnë njëri – tjetrin; në rrjedhën e kohës që prej dritares së Selman Rushdie, vjen si hapësirë vetjake ku zënë vend me radhë, të gjitha kuptimet e mbledhura bashkë prej kohësh dhe vendesh të ndryshme dhe kujtesa njehsohet me eksperiencën e fëmijërisë ndërsa shqetësimi vjen nga kufiri i fundit, ai që refuzon së brendshmi të pushojë së qenë para raportit të paracaktuar në lidhje me dikë, disa a të gjithë, rrugës ku ama s’ka hiç fare pendim për kënaqësinë, kohën, shqetësimin, si një tis që lidh dritaret e fjalëve të David Grossman – it, Fabio Volo – s e Roberto Savianos; krenarë secili në dhembjen e brishtësinë e vet, si pikënisja e një jete matanë, pa frikë, thjesht të kthjellët, se “nuk janë lavditë e së shkuarës ato që kanë rëndësi… janë njerëzit…”

Komente nga shkrimtarë

“Lufta. Sapo nisi lufta ne bënim fëmijë, sepse njerëzit bëjnë më shumë fëmijë kur ka luftë. Në fillim të jetës, kur isha 20 vjeçe, linda fëmijë si të gjithë të tjerat në atë kohë. Tani shoh gratë që përpiqen të kenë fëmijë dhe s’munden.”

Doris Lessing

“Unë shkruaj me dorë. Madje kam përdorur shumë rrallë dhe makinën e shkrimit. Dita më kalon duke shkruar dhe rregulluar shkrimet. U qëndroj besnik zakoneve të mia për të shkruar, shkruaj ngadalë-ngadalë, si milingonë.”

Orhan Pamuk

“S’besoj shumë te fuqia e letërsisë për t’i përmirësuar gjërat. Nuk besoj as që mund të kërkohet nga librat që të kenë atë efekt. Letërsia funksionon në mënyrë më të thellë, në brendësi të mendjes së lexuesit. Nëse lexuesi angazhohet me librin, nis të ketë ndryshime në mendje. Nëse një libër të thith vërtet, je një tjetër njeri kur e mbaron…”

Selman Rushdie

“Mjafton të shohësh shkrimet nëpër mure kundër meje, por është normale. Më quajnë një njeri që ka spekuluar, ka fyer dhe që s’ka bërë kushedi se çfarë. Prandaj, jam mbyllur në burg dhe nga kjo pjesë e shoqërisë civile, mizore dhe cinike.”

Roberto Saviano

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176004
ean13
9789928176004
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?
1 500 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Santiago de Compostela, Dashnor Kokonozi

Shkrimtari Dashnor Kokonozi i ndoqi një copë herë të gjatë hapat e Peshkopit pa e ditur me siguri se në 400 vjet ishte shqiptari i dytë që nisej më këmbë drejt Compostela-s, vendit ku është ngritur qyteti i Santiagos dhe katedralja e tij e famshme...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Dëshmitar në kohë historike, vol. 1, Rexhep Qosja

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000125

Botuesi: Ideart

Legjendat me te bukura Vell. 2, Arian Leka

Në vëllimin e dytë të Legjendave flitet për heronjtë mitologjikë, të cilëve s’u mbeti gjurmë tjetër veç bëmave dhe emrit, lavdisë dhe veprave të mira që ata vinin mbi gjithçka. Ata ishin të gjithë bij perëndish, u ngjanin perëndive në shpirt, në shtat e në pamje.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Berk

Nuk janë sytë e mi, Ervina Halili

Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Fat pa ngjyra, Albion Çela

Kur të gjithë udhëtarët ishin me emocionet e fuqishme të asaj situate, Andrea dukej si një statujë e gurtë me fytyrën drejt qiellit...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,
650 Lekë
More

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
800 Lekë
More