• Banner

Libri i Xhungles Mogli, Rudyard Kipling, pershtatje per femije

Në kodrat e Indisë Jugore një foshnjë rri ngrohtë dhe e sigurtë në shpellë. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë Mama Ulkonjës dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës Sher Kani, tigri njeringrënës, ulërin me zemërim duke dashur ta kullufisë foshnjën.

300 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i Xhunglës, Mogli (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: The Jungle Book
Gjinia: Roman
Autori: Rudyard Kipling
Shqipëroi: Iris Kokoli
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 64
Pesha: 0.103 kg.
ISBN: 978-99927-939-5-3

Mbi librin

Në kodrat e Indisë Jugore një foshnjë rri ngrohtë dhe e sigurtë në shpellë. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë Mama Ulkonjës dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës Sher Kani, tigri njeringrënës, ulërin me zemërim duke dashur ta kullufisë foshnjën.

-Jo! – thotë Mama Ulkonja. – Këlyshi i njeriut më përket mua. Ai do të jetojë që të vrapojë me ujqërit e tjerë, do të bëhet biri im dhe unë do ta quaj Mogli.Vitet kalojnë dhe Mogli, këlyshi i njeriut, rritet së bashku me ujqërit.

Ai mëson Librin e Xhunglës nga mësuesit e tij Bali, ariu plak i murrmë dhe Bagera, pantera e zezë. Mogli kalon plot aventura dhe ka shmë shokë midis kafshëve të xhunglës. Por ai ka ende një armik. Tigri Sher Kan nuk e ka harruar. Ai pret ditën kur të mund ta kapë këlyshin e njeriut dhe ta vrasë.

Mbi autorin

Xhozef Rodiard Kipling ka lindur në Indi më 1865. Prindërit e tij, të cilët ishin britanikë, e dërguan me shkollë në Angli kur ai ishte gjashtë vjeç. Ai u kthye në Indi më 1882 për të punuar si një gazetar në një gazetë indiane. Në atë kohë India ishte pjesë e Perandorisë Britanike dhe mijëra britanikë jetonin dhe punonin atje.

Kiplingu shkroi poezi dhe tregime të shkurtra për jetën e britanikëve në Indi dhe gjithashtu edhe për mënyrën e jetesës së popullit indian. Më 1889 Kipling, tani i famshëm për shkak të historive të tij, u kthye përsëri në Angli.

Ai u martua me një grua amerikane dhe për katër vjet ata jetuan së bashku në Vermont, SHBA, ku Kipling shkroi Libri i Xhunglës dhe Libri i Dytë i Xhunglës. Pasi u kthye në Angli, Kipling vazhdoi të shkruante tregime, romane dhe poezi. Më 1907 ai ishte i pari shktimtar anglez që mori Çmimin Nobel në Letërsi. Xhozef Rodiard Kipling vdiq në 1936.

Detajet e librit
Ideart
SKU000333
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000325

Botuesi: Ideart

Aladini dhe llampa magjike, pershtatje per femije

Aladini është një djalë dembel dhe përtac. Atij nuk i pëlqen të punojë, kështu që gjithë ditën e ditës ai luan me shokët e tij në rrugë. Aladini dhe nëna e tij janë shumë të varfër, ndaj dhe shpeshherë mbeten pa ushqime e të uritur. Megjithatë Aladini nuk punon dhe asnjëherë nuk e ndihmon të ëmën.

Çmimi 300 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000327

Botuesi: Ideart

David Koperfild, Charles Dickens, pershtatje per femije

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000328

Botuesi: Ideart

Drakula, Bram Stocker, pershtatje per femije

Në pranverën e vitit 1875, Xhonatan Harkeri udhëton për në Transilvani për të vizituar shtëpinë e Kontit Drakula. Xhonatani në të vërtetë nuk dëshiron të shkojë sepse pas disa muajsh do të martohet me bukuroshen e tij, Minën, dhe nuk dëshiron ta lërë atë vetëm.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000329

Botuesi: Ideart

Frankenshtajn, Mary Shelley, pershtatje per femije

Kjo është një histori e vjetër dhe e re. E vjetër, sepse është shkruar 180 vjet më parë; e re ngase problemi i Frankenshtajnit është i njëllojtë me atë të shkencëtarëve të sotëm. Shkenca na ka dhuruar shumë zbulime të mrekullueshme: makina, kompjutera, armë, por si t'i përdorim këto zbulime? 

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000330

Botuesi: Ideart

Hakelberri Fin, Mark Twain, pershtatje per femije

Pra, kur Haku shkon të jetojë me vejushën Dagllas, kjo gjë s'i pëlqen fare. Ai duhet të jetë i pastër dhe i rregullt, duhet të sillet mirë gjithë kohës dhe të shkojë në shkollë. Më pas, i ati vjen dhe e merr me vete për të jetuar së bashku nëpër pyje. Fillimisht, Haku kënaqet, por i ati e rreh vazhdimisht saqë Haku vendos t'

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000332

Botuesi: Ideart

Kushtrimi i te pareve, Jack London, pershtatje per femije

Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... Bakun e rrëmbyen nga shtëpia e tij e qetë në Jugun e ngrohtë dhe e shitën për qen slite.

Çmimi 288 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000337

Botuesi: Ideart

Robinson Kruzo, Daniel Defoe, pershtatje per femije

Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000339

Botuesi: Ideart

Tre Musketeret, Alexandre Dumas, pershtatje per femije

Në vitin 1627, një njeri i quajtur D'Artanjan, erdhi në Paris për t'u bërë "mbret" i Moskëterëve. Tre nga këta luftëtarë trima - Portos, Atos dhe Aramis, u bënë shumë shpejt miqtë e tij. D'Artanjani ra në dashuri, por njëherësh atij iu shfaq edhe një rrezik i madh. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Deni Dingëll, Makina e hekurt, Angie Lake

Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig.(Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!)

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Timi dështimi, Stephan Pastis

Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K8R5

Botuesi: Ideart

Ditari i një shoku fantastik, Jeff Kinney

E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. 

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000216

Botuesi: Cabej

Princi i lagjes, Gaqo Bushaka

Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)