• Banner

  • Ka mbaruar
A eshte, valle, njeri, Primo Levi
  • A eshte, valle, njeri, Primo Levi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: A është, vallë, njeri...?
Origjinali: Se questo é un uomo
Gjinia: Kujtime
Autori: Primo Levi
Shqipëroi: Genci Pjetri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 196
Pesha: 0.242 kg.
ISBN: 978-9928-200-44-0

Mbi librin

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.

Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim.

Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s'ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.

Fragment nga libri

Të gjithë zbulojnë pak a shumë herët në jetën e tyre, që lumturia e përkryer s'është e realizueshme, por janë të paktë ata që ndalen në mendimin e kundërt: që njësoj është edhe për fatkeqësinë e përkryer. Rrethanat që kundërshtojnë përmbushjen e dy gjendjeve – kufi janë të së njëjtës natyrë: rrjedhin nga prejardhja jonë njerëzore, armike e çdo pafundësie.

Komente mbi librin

"Me qëndresën morale dhe staturën intelektuale të një titani të shekullit XX, ky kimist i përkushtuar dhe modest mori misionin t'i rrëfejë botës ferrin nazist në tokë, përmes një proze racionale, të kthjellët dhe pa mllef. Me bisturi letrare, Levi zhbiron ngjarjet njerëzore, sjell vuajtjet e mëdha dhe provokon përçmim të thellë."

Philip Roth

"Një prej të paktëve që i mbijetuan Holokaustit, rrëfen përvojën e tij me një zë të butë e të trishtuar."

Gardian

"Një libër që të ndryshon jetën."

Daily Express

Mbi autorin

Primo Levi është shkrimtar italian me origjinë hebreje. U diplomua si kimist në vitet e para të vendosjes së regjimit fashist, i cili, më 1938, shpalli ligjet racore, që sollën diskriminimet e rënda ndaj qytetarëve italianë "të racës hebreje".

Të gjitha këto e shtynë Levin të hynte në radhët e antifashistëve. U arrestua në dhjetor 1943 dhe, prej shkurtit 1944 deri më 27 janar 1945, përjetoi tmerrin e pafund të kampit të shfarosjes në Aushvic.

Përvoja në kampin e përqendrimit e tronditi si fizikisht, edhe psikologjikisht dhe e shtyu të hidhte në letër makthin e jetuar prej tij e miliona njerëzish të tjerë, përmes librash të paharrueshëm, si "A është, vallë, njeri...?", "Armëpushimi" dhe "Të mbyturit e të mbijetuarit".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200440
ean13
9789928200440
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001657

Botuesi: Te tjere

Përrallat më të bukura italiane. Vëll. 1, Italo Calvino

Unë besoj këtë: përrallat janë të vërteta. Janë, në tërësinë e tyre, në përsëritjen e tyre të gjithnjëshme e në rastishmërinë gjithnjë të ndryshme të ngjarjeve njerëzore, një shpjegim i përgjithshëm i jetës lindur në kohët e kahershme dhe ruajtur në përsiatjen e ngadaltë të ndërgjegjeve fashatare deri tek ne.

Çmimi 461 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Të parët tanë, Italo Calvino

Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Anna, soror..., Marguerite Yourcenar

"Anna, soror...” është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten për autorin thelbësore e të dashura gjer në fund. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij.

Çmimi 690 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Delfini, Sergio Bambaren

Delfini Daniel Alexander është një ëndërrimtar që ka kurajon dhe guximin për ta mposhtur frikën. Një ditë të bukur ai vendos që të shkëputet nga tufa e delfinëve dhe të kapërcejë shkëmbinjt nënujorë. Duke hequr frikën, i udhëhequr nga zëri i brendshëm, ai nis udhëtimin e gjatë dhe plot aventura nëpër detëra.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundi i lojës, Gemma Lienas

Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat;...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Daullja prej llamarine, Günter Grass

Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)