Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, Julia Navarro
  • Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, Julia Navarro

Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, Julia Navarro

Dituria

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë
Origjinali: La Hermandad de la Sábana Santa
Gjinia: Roman
Autori: Julia Navarro
Shqipëroi: Aida Baro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 480
Pesha: 0.603 kg
ISBN: 978-9928-103-70-3

Mbi librin

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër. I ndihmuar nga historiania simpatike e artit, dr. Galoni, dhe nga një gazetare spanjolle, bie në gjurmët e një elite njerëzish të arsimuar, të rafinuar, por mbi të gjitha me shumë pushtet, të cilët duket se ushqejnë interes të veçantë për Pëlhurën me imazhin e Krishtit.

Valoni fillon të gjurmojë të gjitha historitë e Pëlhurës së Shenjtë, mes komploteve dhe mrekullive, herezive dhe kryqëzatave, apostujve dhe Tempullarëve, ndërsa e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në një triller të mprehtë dhe emocionues, në një histori që duket se ka shumë mistere për t'u zbuluar.

Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarën, të tashmen dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s'ka të dytë në llojin e vet.

Komente mbi librin

"Niveli i jashtëzakonshëm i karakterizimit dhe pasioni i autores për subjektin e bëjnë këtë një vepër të spikatur."

Kirkus

"Vëllazëria sillet rreth Pëlhurës së Shenjtë ashtu sikurse Kodi i Da Vinçit sillet rreth Grealit të Shenjtë. Një ndër librat artistikë më të rekomanduar dhe më të njohur."

Library Journal

Mbi autoren

Julia Navarro (Madrid, 1953), gazetare e mirënjohur në Spanjë, autore e shumë librave për historinë bashkëkohore. Romani i parë, "Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë", shënoi sukses të rrallë në Spanjë e jashtë saj (40 botime në spanjisht dhe i përkthyer në 16 gjuhë). Me veprat "Më thuaj kush jam", "Bibla prej argjile" dhe "Gjaku i të pafajshmëve" fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës.

Këto romane, të vlerësuara me çmime të rëndësishme letrare, janë botuar në më tepër se tridhjetë vende: Itali, Gjermani, SHBA, Britani e Madhe, Rusi, Japoni, Portugali etj. dhe kanë arritur dhjetëra miliona kopje të shitura.

Me shumë entuziazëm është pritur së fundi në Spanjë edhe libri i ri "Qëllo, tashmë jam i vdekur!", një roman i jashtëzakonshëm me personazhe të njohura, jeta e të cilave plekset me momente kyç të historisë, duke filluar nga fundi i shek. XIX deri në mesin e shek. XX e që përpiqen t'ia nisin nga e para në qytete emblematike si Shën Petërburgu, Parisi e Jeruzalemi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103703
ean13
9789928103703
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Kopshti i Finzi – Kontinëve, Giorgio Bassani

Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
900 Lekë
More

Botuesi: Ajan

Hiqe këpucën!, Yasser Hareb

U zhyta në një ditë të ftohtë dhe kur iu afrova fundit të detit, rëra i ngjante një stuhie rëre shkretëtire dhe nuk arrija të shihja gjë. U rreka të prek fundin me dorë sa herë që prekja ndonjë guaskë e hidhja në rrjetën e varur në qafë.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir

Historia zhvillohet në një vend të humbur, në një shtëpi, diku larg në një fermë. Aty jeton edhe njëmbëdhjetëvjeçarja Billi, e cila një pasdite zbulon se gjendet në një fushë lufte. Çdo gjë ndryshon kur papritmas shfaqen tre ushtarë të armatosur...
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E fshehta e Leonisë, Sveva Casati Modignani

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në teh të thikës, Malorie Blackman

Kur e vërteta dhe e drejta nuk janë më çështje të bardhësh dhe të zinjsh... Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
1 250 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Gabriela, Karafil dhe Kanellë, Jorge Amado

Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorde shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t’u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?
500 Lekë
More

Referenca: SKU001449

Botuesi: Morava

Eklipsi, Stephenie Meyer

Nga prapa kurrizit dëgjova zërin e ëmbël të Eduardit. U ktheva ta shihja tek kërcente lehtë mbi shkallët e verandës, me flokët e shpupuritur nga era prej vrapit. Më tërhoqi menjëherë në krahët e tij ashtu siç pat bërë te parkingu dhe më puthi sërish.
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000415

Botuesi: Botimet Dudaj

Pafajesi vrastare, Nora Roberts

TitulliPafajësi vrastareAutoriNora RobertsPërkthyesiDorjana NdoiKategoriaLetersi AmerikaneGjiniaRomanShtëpia botueseDudaj, 2008Faqe: 544ISBN: 978-99943-0-018-1Pesha: 0.45 Kg. Mbi autore/librin <div ali
900 Lekë
More

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2565

Botuesi: Botimet Dudaj

Mëndafshi francez, Sandra Brown

Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Pema e jeniçerëve, Jason Goodwin

I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 800 Lekë
More