Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut
  • Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut

Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut

2642
Tirana Times

Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, abstrakt, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një zemër inteligjente
Origjinali: Un cœur intelligent
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Alain Finkielkraut
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 244
Pesha: 0.305 kg
ISBN: 978-99956-809-6-1

Koment nga autori

Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, binar, abstrakt, sovranisht shpërfillës ndaj veçantisë dhe brishtësisë së fateve individuale, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?

Ky libër i përgjigjet: letërsisë. Duke i besuar emocionit tim, kam zgjedhur nëntë tituj: "Shakaja" të Milan Kunderas, "Gjithçka kalon" të Vassili Grossman, "Historia e një gjermani" të Sebastian Haffner, "Njeriu i parë" të Albert Camus, "Njolla" të Philip Roth, "Lord Jim" të Joseph Conrad, "Fletore nga nëndhesa" të Fjodor Dostojevskit, "Washington Square" të Henry James dhe "Gostia e Babetës" të Karen Blixen. Dhe në këto lexime jam përpjekur të vë tërë seriozitetin tim, tërë vëmendjen që kërkon zbërthimi i enigmave të botës.

Mbi autorin

Alain Finkielkraut është shkrimtar, filozof dhe eseist francez, lindur në Paris më 1949. Autor i mjaft veprave mbi letërsinë, dashurinë, modernitetin, ai mbron nocionin e identitetit, idenë e përcjelljes së vlerave, idenë e trashëgimisë, traditës. Gjithashtu, është shprehur shpesh mbi antisemitizmin dhe racizmin, mbi multikulturalizmin, mbi të metat e sistemit arsimor francez apo edhe mbi luftërat në ish – Jugosllavi.

Ka shkruar në veçanti "Urtësia e dashurisë", "Çrregullimi i ri dashuror", "Çifuti imagjinar", "Ardhmëria e një mohimi: refleksione mbi çështjen e genocidit", "Disfata e mendimit", si dhe ka botuar vëllimin me biseda "Çfarë mund të bëjë letërsia". Jep filozofi në Shkollën Politeknike dhe drejton që nga viti 1985 emisionin "Rèpliques" të France Culture. Alain Finkielkraut është një figurë polemike në mjedisin intelektual francez.

Detajet e librit
Tirana Times
2642
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Putana e respektueshme, Jean-Paul Sartre

Sa keq. Unë u zhvesha në banjë dhe kur t'u afrova, ti ishe i kuq flakë, nuk të kujtohet? Madje unë të thashë: "Shikoje pjeshkën time". Nuk të kujtohet që deshe të shuanim dritën dhe bëmë dashuri në errësirë? Kjo gjë m'u duk mjaft e sjellshme dhe e respektueshme nga ana jote. Nuk të kujtohet fare?
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Dielli i skortave, Laurent Gaude

E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte,...
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001031

Botuesi: Dituria

Çifutka e Toledos, Lion Fojhtvanger

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në zgrip të botës: Michel Houellebecq, Martin de Haan

Fishkëllima ose brohorima: Askush, nuk mund të mbetet indiferent me Michel Houellebecq. Por çfarë dimë ne, në të vërtetë, rreth këtij burri ekscentrik, dhe veprës së tij? A është ai aq cinik dhe nihilist sa ç'është shpallur, dhe, a duhet t'i lexojmë romanet e tij vërtet si një thirrje urgjente në kohët e mungesës së dashurisë?
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Mashtrim dashurie, Elena Armas

Loja e dashurisë nuk ka qenë kurrë më e bukur.Një dasmë në SpanjëDjali më i padurueshëm,Tri ditë për të bindur familjen,Që je vërtet e dashuruar
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kushtrimi i të parëve, Xhek London

Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... 
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Himn, Ayn Rand

Ai jetonte në kohët e errëta të së ardhmes. Në një botë pa dashuri, guxoi të dashuronte gruan që donte. Në një epokë që kishte humbur çdo gjurmë të shkencës dhe qytetërimit, ai pati kurajon të kërkonte dije.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Libri i shqetësimit nga Bernardo Soares, Fernando Pessoa

Dhe kështu u zhdukën drejt shatërvaneve, gjithnjë e më tok dhe të ndarë, dhe zhumhuri i i shiut të vagtë që prân është zhumhuri i çurkave kah sosnin. Unë jam dashnia që ishte dashnia e tyre, ja pse mundem me i ndie natën kur vigjiloj, ja pse mundem me jetue i palumtur...
800 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.
500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.
790 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2292

Botuesi: Te tjere

Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2570

Botuesi: Dituria

Pesë fytyrat e modernitetit, Matei Calinescu

Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikmëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".
1 250 Lekë
More
Ne gjendje