Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Letra Dashurie, Gustave Flaubert Shihe të plotë

Letra Dashurie, Gustave Flaubert

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.

Info shtesë

SKU000184

Disponueshëria: Ne gjendje

$6.31

Me ulje çmimi!

-36%

$9.86

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Siciliani, Mario Puzo

    Siciliani,...


    Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër...

  • Histori kurre e shkrueme, At Zef Pllumi

    Histori...


    Të botuara veçmas ose në organe si revista...

  • Vajza me vath margaritari, Tracy Chevalier

    Vajza me...


    Historia dhe trillimi shkrihen në një të vetme...

Titulli: Letra Dashurie
Origjinali: Cartes a Louise Colet
Gjinia: Roman
Autori: Gustave Flaubert
Përktheu: Adriana Koxhaj
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 216
Pesha: 0.223 kg
ISBN: 978-99943-741-7-6

Mbi librin

Letrat që Flaubert-i i shkroi Louise Colet ruajnë kujtimet e një "dashurie të pamundur për ta jetuar", përpirë nga ndjenjat e ndezura të dashurisë dhe pasioni i shkrimtarit për artin e të shkruarit. Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.

Në letërkëmbimet e tij shpërfaqet autori, përshkruhet qenia e tij me përjetime të brendshme më shumë se sa dukje dhe shpallje të jashtme në publik. Gjithashtu, mes rreshtave shkrimtari gjen arsye për të shkruar mbi punën, udhëtimet, projektet, miqësitë, konceptet mbi letërsinë, vështirësitë e artit të të shkruarit, si dhe na jep portrete të shkrimtarëve bashkëkohorë me të.

Letrat e tij janë pasuri e madhe; lartësia e mendimit që ato shprehin, spontaniteti dhe stili, e bëjnë këtë letërkëmbim një nga më të bukurit e letërsisë. Flaubert-i, i cili nuk besonte në gjininë letrare, mendonte se durimi dhe këmbëngulja mjaftonin për t'iu kushtuar punës së gjatë e të vështirë të shkrimtarit.

Në këtë mënyrë ai i largohej traditës së shkrimtarit. Në këtë mënyrë ai i largohej traditës së shkrimtarit të frymëzuar: "le t'i ruhemi asaj përndezjeje që quhet frymëzim, ku hyn më shumë shqetësim njerëzor se sa forcë muskulore''.