Titulli: Frimasonët - Brenda shoqërisë sekrete më të vjetër në botë
Origjinali: Freemasons - Inside the world's oldest secret society
Gjinia: Konspiracion
Autori: H. Paul Jeffers
Shqipëroi: Alfred Çako, Panjola Barmashi
Shtëpia botuese: Botimet Morava
Viti: 2009
Fq. 312
Pesha: 0.378 kg.
ISBN: 978-99956-26-56-3
Mbi librin
Masonët janë akuzuar për gjithçka, që nga organizimi i ritualeve të fshehta satanike e deri në organizimin e konspiracionit botëror për dominimin global. Anëtarët e urdhrit, ku kanë qenë të përfshirë Isak Njutoni, Xhon Uaini, Bill Geits dhe emra të tjerë popullorë në Amerikë, si dhe 25 presidentë të SHBA -së, tregojnë me forcë se ata ndajnë një unitet në vëllazërinë e tyre, shërbim dhe bamirësi.
Ajo është organizata vëllazërore më e vjetër dhe më e madhe në botë dhe madje edhe pse i referohen vepra të tjera të shquara moderne nga më të shiturat si Kodi i Da Vinçit, ende Frimasoneria është duke u keqkuptuar tmerrësisht në mënyrë të vazhdueshme.
• Simbolet masonike - simbolizmi arkitektural, unazat, karficat dhe treues të tjerë delikatë të anëtarësimit
• Ritet dhe ritualet - "Riti i Investiturës" në ceremonitë fillestare, Mësimi mbi Përparësen, Riti i Mungesës dhe të tjera
• Strukturën hierarkike dhe organizuese - përfshin rregullat për përparim
• Lashtësinë e frimasonerisë dhe konfliktin veprues me institucionet fetare më të mëdha në rang botëror
• Gratë dhe masoneria - përfshin disa grupe si Ylli Lindor, Vajzat e Xhobit dhe Amaranthet
• "Anti - masonët" - grupet kundërshtare, nga Kisha Katolike deri tek teoricienët e konspiracionit
• Masoneritë Afrikano -Amerikane - masoneria e "Princ Holl", ku përfhihen Thurgod Marshall i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, autori Aleks Halei edhe muzikanti Nat "Mbret" Kole
• Mitet dhe komplotet - përse ndodhet një simbol mason në monedhën amerikane? A e kontrollojnë masonët vërtetë botën?