• Banner

  • Ka mbaruar
Kodet e fshehta te Bibles - Jashtetokesoret, Shery Shriner
  • Kodet e fshehta te Bibles - Jashtetokesoret, Shery Shriner

Kodet e fshehta te Bibles - Jashtetokesoret, Shery Shriner

Autorja jep një informacion duke u nisur nga deshifrimi i kodeve të Dhiatës së Re dhe të fjalive të profetëve para mesianikë për të shkuarën e planetit tonë (edhe të sistemit tonë diellor dhe galaktik), për racat e ndryshme dhe ndërtimin e vjetër të kozmogonisë të krijuar nga Perëndia.

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kodet e fshehta të Biblës – Jashtëtokësorët
Origjinali: The Bible Codes revealed
Gjinia: Konspiracion
Autori: Shery Shriner
Shqipëroi: Majlinda Derhemi
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2010
Fq. 248
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99956-816-6-8

Mbi librin

Po ju sjellim një libër të rrallë, ndoshta të parin në shqip, ku flitet konkretisht nga autorja amerikane Shery Shriner për ekzistencën e jashtëtokësorëve në planetin tonë Tokë. Madje ajo përmend edhe një bashkëpunim reciprok midis qeverisë amerikane dhe jashtëtokësorëve (JT) duke përmendur edhe një bazë nëntokësore në SHBA, e dyta për nga madhësia, sipas saj, në Dulce Base, bazë të cilën autorja e përshkruan me hollësi se si funksionon dhe çfarë bëhet aty.

Autorja jep një informacion duke u nisur nga deshifrimi i kodeve të Dhiatës së Re dhe të fjalive të profetëve para mesianikë për të shkuarën e planetit tonë (edhe të sistemit tonë diellor dhe galaktik), për racat e ndryshme dhe ndërtimin e vjetër të kozmogonisë të krijuar nga Perëndia.

Në fillim Toka ishte pa formë dhe qytetërimi nuk ekzistonte. Mijëra vjet më vonë, u zbuluan në Tokë shenja të jetës së mëparshme, duke treguar që më parë kishte ekzistuar një jetë tejet inteligjente. Autorja Shery Shriner supozon që përpjekjet për të fshehur të vërtetën fillojnë në vitin 1954, kur një grup alienësh të cilët rrotulloheshin rreth Tokës, zbarkuan në Holloman Air Force.

Duke pasur frikë se planeti i tyre po zhdukej, alienët zbarkuan për herë të dytë në Edwart Air Force Base. Shriner shpjegon se kjo ngjarje madhështore ishte planifikuar më parë dhe në ditën e caktuar, presidenti Ajzenhauer shkoi me shpejtësi drejt bazës, duke u hequr sikur po shkonte për të bërë vizitë te dentisti. Çfarë ndodhi më vonë...?

Detajet e librit
Helga's Secrets
SKU001629
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001628

Botuesi: Helga's Secrets

Axhenda e alieneve, Jim Marrs

Padyshim që Xhim Marrs (Jim Mars) është ndër figurat më autoritare në fushën e ufologjisë. Trajtimi i vizitave të Jashtëtokësorëve (JT) ka qenë në fakt një temë që e ka shoqëruar njeriun prej shekujsh, qoftë në historitë dhe rrëfenjat verbale popullore të trashëguara, qoftë në artefaktet e zbuluara në Sumeri qysh 6-7 mijë vjet përpara.

Çmimi 1 350 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001826

Botuesi: Morava

Frimasonet, H. Paul Jeffers

Anëtarët e urdhrit, ku kanë qenë të përfshirë Isak Njutoni, Xhon Uaini, Bill Geits dhe emra të tjerë popullorë në Amerikë, si dhe 25 presidentë të SHBA -së, tregojnë me forcë se ata ndajnë një unitet në vëllazërinë e tyre, shërbim dhe bamirësi.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Kafkë dhe kocka, Antony C. Sutton

Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punet në shumicën e vendeve në Euro – Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lndjen e Largme, Rusi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2265

Botuesi: Helga's Secrets

Sfinksi dhe piramidat, Graham Hancock, Robert Bauval

Më në fund doli në treg një material i plotë dhe i hollësishëm rreth piramidave dhe sfinksit. Kush i ndërtoi, përse dhe kur? Ç'janë këto simbole tredimensionale gjigante kaq enigmatike që vijnë nga thellësitë e kohës? Cili është mesazhi i tyre për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001759

Botuesi: OMBRA GVG

Planeti i 12-të, Zecharia Sitchin

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001718

Botuesi: Bota Shqiptare

Komploti i Terrorit, Jim Marrs

Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2499

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrethi i intriges, Texe Marrs

Rrethi i intrigës zbulon të vërtetën tronditëse rreth Konspiracionit Botëror dhe paralajmëron fatin kozmik të kësaj klike vrastare konspiratorësh super të pasur. A do të përfundojë me sukses komploti i tyre? A i kanë caktuar një të ardhme të përgjakshme Amerikës? A do të jesh ti një nga viktimat?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Rizgjimi i Luanit, vëllimi i parë, David Icke

Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001760

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti më i madh, David Icke

Ky libër përmban një sasi shumë të madhe me informacione tronditëse. Ju lutem shumë, mos vazhdoni më tej, nëse nuk arrini të shkëputeni nga sistemi juaj aktual i vlerave, apo nëse e ndieni nëse nuk mund të përballeni në mënyrë emocionale me atë që me të vërtetë është duke ndodhur në këtë botë.

Çmimi 1 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001821

Botuesi: Helga's Secrets

Lombardstreet, Walter Bagehot

Ky libër dhe ky autor mund të konsiderohen pa frikë si vepra dhe pioneri homolog i librit tjetër klasik mbi ekonominë politike "Pasuria e kombeve" të Adam Smithit, por në fushën e financave dhe bankingut.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)