Kategoritë

Botuesit

Autorët

Rebelimi i Robotit, David Icke Shihe të plotë

Rebelimi i Robotit, David Icke

Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata që janë në pushtet.

Info shtesë

SKU001626

Disponueshëria: Nuk e kemi më këtë libër në depo


Më njoftoni kur ta rimerni

$12.96

Me ulje çmimi!

-20%

$16.20

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Kohe e dores se dyte, Svetllana Aleksievic

    Kohe e dores...


    Kërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha...

  • Imperium - Kush e manipulon Evropen, Ulick Varange (Francis P.)

    Imperium -...


    "Imperium" është një libër rebel, i cili...

  • Lutja e Cernobilit, Svetllana Aleksievic

    Lutja e...


    Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin,...

Titulli: Rebelimi i Robotit - Historia e Rilindjes Shpirtërore
Origjinali: Robot's Rebellion
Gjinia: Konspiracion
Autori: David Icke
Shqipëroi: Orgent Niko
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2010
fq. 460
Pesha: 0.55 kg
ISBN: 978-99956-816-9-2

Mbi librin

Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata që janë në pushtet.

Me guxim, ai gris vellon e hipokrizisë të ngritur nga breza të tërë prej forcave të korruptuara të Kishës, Shtetit, shkencës e sistemit të tregtisë dhe zbulon pathosin e vërtetë të fshehur në pavetëdijen e njeriut.

Vlera kryesore e këtij libri është zbulimi i të fshehtave apo i manipulimeve të mëdha historike. Ky libër ndjek si një fill i kuq dritën e historisë dhe figurat pishtar të njerëzimit, si edhe figurat apo institucionet errëta e të fetishizuara me dredhi e gënjeshtra nga historia.

Autori tregon se planetin e kanë drejtuar dhe vazhdojnë ta drejtojnë një pakicë nga Vëllazëria e lashtë që nga koha e Egjiptit, të cilët janë manipuluar nga shpirti Luciferik dhe, gjithashtu edhe ata kanë manipuluar me të njëjtën mënyrë njerëzimin.

Hap pas hapi lexuesi do të shikojë këndvështrimin e autorit për disa nga fetë kryesore të njerëzimit, duke i quajtur ato si shkaktare të prodhimit të një lumi të madh energjie negative mbi planet, përshkak të intolerancës dhe fundamentalizmit reciprok. Autori trajton historinë qysh nga lashtësia - në momentet kyç të saj - e deri në ditët e sotme.

Ai analizon me tone negative sistemin ekonomiko-politik të demokracive, të ashtuquajturën shkencë, universitetet shtetërore të Elitës, sistemin e edukimit, çështjen e bashkëpunimit dhe të ndikimit mbi Tokë të jashtëtokësorëve, të fshehtat e energjisë së pastër, shkencëtarët dhe fenomenet e çuditshme të fshehura. Autori mendon se shpikjet e shkencës dhe pushtimi i hapësirës së Hënës dhe Marsit kanë ndodhur më përpara se historia e Apolos, etj.