• Banner

  • Ka mbaruar
Cajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron
  • Cajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Cajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Shtegtimi i Çajld Haroldit është ndër punët letrare më të mëdha të Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e tij.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Çajld Haroldi
Origjinali: Childe Harold's Pilgrimage
Gjinia: Poemë
Autori: Xhorxh Gordon Bajron
Shqipëroi: Skënder Luarasi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004
Fq. 232
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99927-53-71-4

Mbi librin

Jeta e Bajronit, e këtij Prometeu të shekullit XIX – të, siç e ka quajtur Bjelinski, është lidhur fort ngushtë me krijimtarinë e tij, prandaj duhet edhe ta njohim mirë që t'i kuptojmë si duhet veprat e tij. "Shtegtimi i Çajld Haroldit" është ndër punët letrare më të mëdha të Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia.

Çajld Haroldi zë vend të posaçëm në veprat e Bajronit. Është një poemë me temë të gjerë shoqërore, nuk është vetëm një tregim mbi fatin e heroit romantik, por edhe një temë politike. Etja për liri politike, urrejtja kundër aristokracisë feudale përbëjnë thelbin kryesor të poemës. Çajld Haroldi u bë emër i përgjithshëm i heroit romantik, i njeriut të ri të vetmuar, të pakënaqur me gjendjen aktuale, të deziluzionuar.

Në qendër të këngës së dytë kemi Shqipërinë dhe Greqinë e robëruar që ka humbur lirinë e madhështinë e dikurshme. Bajroni stigmatizon veprimtarinë kolonizuese të Anglisë, e cila tok me Turqinë, i ka vënë popullit grek zinxhirë të dyfishtë robërie. Kështu, në të dy këngët e para të Çajld Haroldit, Bajroni përshëndet daljen në skenë të forcave përparimtare, ngritjen e masave popullore, mbrojtjen e lirisë.

Në këngën e tretë, të botuar në qershor 1816, Bajroni prek çështjen e rëndësishme dhe shpreh qëndrimin e tij ndaj Republikës borgjeze franceze të shekullit të XVIII, ndaj luftërave napoleoniane dhe ndaj Lidhjes së Shenjtë. Zvicra, ku bartet veprimi i poemës, i kujton filozofët iluministë francezë Ruso dhe Volter. Për Bajronin që të dy qenë titanë të mendimit. Veprimtaria e tyre pati përgatitur ideologjikisht shpërthimin revolucionar në Francë dhe për këtë i çmon shumë.

Në këngën e katërt, të botuar në 1818, Bajroni përshkruarn madhështinë e dikurshme të Italisë, ndërkohë e copëtuar dhe nën zgjedhë. U bën thirrje italianëve për kryengritje. Në strofat e fundit Bajroni vizaton detin. Stuhia e tërbuar dhe e pamposhtme e detit simbolizon forcat e pashterura të popujve dhe përmban paralajmërimin e poetit të drejtuar gjithë tiranëve. Fundi i Çajld Haroldit është një nga ato tablotë e përsosura të cilat e lejuan Pushkinin të thotë për Bajronin: Ai, o det, qe këngëtari yt!

 

Detajet e librit
SKU000782
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2165

Botuesi: Argeta LMG

Poema, vol. 2, Mihail Lermontov

Titulli: Poema, vëllimi llOrigjinali: Poema, vëllimi llGjinia: PoemaAutori: Mihail LermontovShqipëroi: Lasgush Poradeci, Drago Siliqi, Petraq Kolevica, Dalan ShaplloShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 184Pesha: 0.19 kgISBN: 978-99956-17-20-X

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2466

Botuesi: Aleph

Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2445

Botuesi: Dituria

Motrat Rondoli, Gi de Mopasan

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: Motrat Rondoli, Marroka, Zëvendësuesi, Shenja, Dhoma 11, E papritura, Gruaja ime, E vdekura, Kërcuri, E panjohura, Një portret, Ujku, Endacaku, Zonja Baptistë, Zonja Herme, Dora rrjepacake, Horla.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Lulet e mollës, John Galsworthy

Në këtë vepër të mrekullueshme autori na ka treguar me mjeshtëri të lartë artistike dhe me thellësi të madhe psikologjike historinë e një dashurie. Dashurine e Esherstit , e një intelektuali të ri me Migenën ,një vajzë të thjeshtë fshatare. Për dashurinë e njeriut mund të ketë lexuar shumë, po kur lexon “Lulet e Molles “ duket çdo gjë e re , e fuqishme...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kandidi ose optimizmi, Voltaire

Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr. Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondës, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Procesi, Franz Kafka

Nga të gjitha këto ke shumë për të mësuar. Ankthi që të përfton ky libër, ka raste që bëhet i padurueshëm dhe njeriu rri e pyet veten parreshtuar: a thua jam unë ai që akuzohet?

Çmimi 790 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2489

Botuesi: Onufri

Shumë zhurmë për asgjë, Uiliam Shekspir

Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000184

Botuesi: Ideart

Letra Dashurie, Gustave Flaubert

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dy zotërinj nga Verona, Uiliam Shekspir

Në fillim të komedisë, Valentini po përgatitet për t'u larguar nga Verona për në Milan, që të zgjerojë horizontin e vet. Ai i kërkon mikut të tij, Proteut, që të niset me të, por ai është i dashuruar me Xhulian dhe nuk pranon të largohet. I zhgënjyer, Valentini i lë lamtumirën Proteut dhe largohet i vetëm.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)