Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

PayPal

Njoftime me email

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra Shihe të plotë

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histo

Info shtesë

SKU000723

Disponueshëria: Ne gjendje

$12.68

Me ulje çmimi!

-10%

$14.09

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi ll
Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha
Gjinia: Roman
Autori: Miguel de Cervantes Saaverda
Shqipëroi: Petro Zheji
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2008
Fq. 592
Pesha: 0.82 kg
ISBN: 978-99927-30-83-6

Koment nga Ismail Kadare

...udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histori të ketë një zbulim më të madh se ky. Bota, toka, globi tokësor u dyfishua. Por ka ndodhur diçka e habitshme: ky zbulim kaq i madh nuk la pothuajse gjurmë në letërsinë botërore. Domethënë, nuk i pasuroi faqet e saj.

E, megjithatë, udhëtimi i një marroku nga një fshat i Spanjës në një fshat tjetër të Spanjës, një udhëtim që nuk kishte pikë rëndësie për njerëzimin, që nuk i ka sjellë atij asgjë dhe që, ndoshta, as që ka ndodhur fare, i jep njerëzimit një nga kryeveprat më të mëdha letrare. A është kjo një kundërshti apo është në logjikën e gjërave? Unë besoj se nuk është kundërshti.

Gjithmonë, kur kanë ndodhur zbulime në botë, zbulime të mëdha, është shtruar ideja se këto zbulime do ta transformonin letërsinë. Të fundit janë udhëtimet, zbulimet kozmike dhe sidomos fakti që njeriu ka shkelur në Hënë. Për shumë njerëz poezia po merrte fund në botë, sepse Hëna, një nga fryëmëzueset e poezisë, tashmë humbte misterin, meqë po shkelej nga njeriu. Ne e dimë se kjo nuk ndodhi. E, megjithatë, me kalimin e kohës, kanë kaluar shumë vjet, udhëtimi i brendshëm i Don Kishotit i takon këtij kalendari të fshehtë.

Prandaj ka ndikuar në letërsinë botërore më tepër se shpikja e lokomotivës, më tepër se zbulimet e Kristofor Kolombit, më tepër se anijet kozmike. Ndonëse duhet thënë se ky personazh i madh i historisë së njerëzimit nuk ka bërë shpesh inkursione të gjalla në jetën njerëzore. Jeta e këtij personazhi është e dyfishtë: ai bën pjesë njëkohësisht në trazimin e brendshëm të njerëzimit, por edhe në jetën e jashtme të tij.

Mbi autorin

Miguel de Cervantes Saaverda lindi në Alcalá – de – Hinares, Spanjë, në vitin 1547. E kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Valadolid, Salamankë, Sevilje dhe Madrid. Në Madrid, në vitin 1569, Huan Lòpez përfshiu në një përmbledhje të vetën disa poezi të Servantesit, duke e përkufizuar autorin "dishepulli ynë i dashur e i shtrenjtë". Është e vetmja dëshmi që ekziston për edukimin e tij në kontakt me mjediset humaniste.

Qysh nga viti 1568, Servantesi udhëtoi në Itali pas Xhulio Akuavivës: u arratis nga Spanja për t'i shpëtuar dënimin me prerjen e dorës së djathtë dhe me dhjetë vjet mërgim, sepse kishte plagosur dikë me emrin Antonio de Segura. I futur në shërbimin ushtarak mori pjesë në betejën e Lapantos në 1571. Në vitin 1572 merr pjesë në dërgatën detare në Navarinos.

Më 1573 kthehet në Itali. Dy vjet më vonë, në Napoli merr anijen "Sol" për në Spanjë; anija sulmohet nga tri anije pirate turke pranë deltës së Rodanos; Servantesi kapet dhe dënohet në Algjer, ku shitet si skllav dhe atje futet në burg për pesë vjet. Më 24 tetor 1580 u lirua dhe u nis në Spanjë Në vitin 1584 martohet me Catalina de Salazar y Palacios. Deri në vitin 1600 banon në Sevilje. Përfshihet në falimentimin e një bankieri, gjë që solli burgimin e tij në Sevilje më 1602.

Pasi doli nga qelia, u vendos në Valadolid. I dyshuar padrejtësisht për vrasjen e një kalorësi, burgoset prapë për një kohë të shkurtër, ndërkohë që të dy motrat e tij dhe e bija, Izabel, përfliten për moral të dyshimtë. Transferohet në Madrid në oborrin e Filipit ll. Atje shkroi pjesën më të madhe dhe më cilësore të krijimtarisë së tij të gjerë. Vdiq në Madrid më 23 prill 1616.