Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Net te bardha, Fjodor Dostojevski Shihe të plotë

Net te bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$5.63

Me ulje çmimi!

-20%

$7.04

Titulli: Net të bardha
Origjinali: Белые ночи
Gjinia: Novelë
Autori: Fjodor Dostojevski
Shqipëroi: Myzejen Shapllo
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2017
Fq. 100
Pesha: 0.128 kg.
ISBN: 978-9928-113-69-6

Fragment nga libri

- Pra, çfarë njeriu jeni? Më shpejt – filloni, rrëfemëni historinë tuaj.
- Historinë! – thirra unë i trembur, - historinë! Kush ju tha se unë kam një histori timen? Unë nuk kam histori...
- Po si keni jetuar kur nuk keni histori? – ma preu fjalën duke qeshur.
- Krejt pa asnjë histori kam jetuar, të asnjë trajte. Jetoja, siç thuhet nga anët tona, krejt i ndarë nga tufa, pra fare fillikat... I vetëm, i vetëm fare... E kuptoni se çfarë nënkupton i vetëm fare?
- Po si vallë, krejt i vetëm? Pra, ju kurrë nuk keni parë ndokënd?
- Oh jo, për të parë, kam parë – e megjithatë jam i vetëm.
- Po ju nuk fjalosni, vallë, me asnjë?
- Në kuptimin e ngushtë, me asnjë.
- Po kush jeni ju, shpjegohuni!

***

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.

Një ëndërr e re – një lumturi e re! Një mënyrë e re e helmit të holluar që zgjon epshet! Oh, ç'kërkon ai në jetën tonë reale! Në shikimin e tij joshës, ne të dy, Nastjenka, jetojmë aq plogët, aq ngadalë, aq ngathët; sipas shikimit të tij, ne të gjithë jemi aq të pakënaqur me fatin tonë, aq të lodhur me jetën tonë!

Dhe në të vërtetë, shikoni, a s'është kështu, si me shikim të parë, gjithçka midis nesh e ftohtë, e zymtë si e vrazhdë... "Të shkretët", mendon lexuesi im.