Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Afrite perzgjedhese, Johan Volfgang fon Gete
  • Afrite perzgjedhese, Johan Volfgang fon Gete

Afritë përzgjedhëse, Johan Volfgang fon Gëte

Te tjere

Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Afritë përzgjedhëse
Origjinali: Die Wahlverëandtschaften
Gjinia: Roman
Autori: Johan Volfgang fon Gëte
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Santori
Viti: 2015
Fq. 312
Pesha: 0.418 kg.
ISBN: 978-9928-4116-3-1

Komente mbi librin

"Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën."

Tomas Man

"Romani "Afritë përzgjedhëse", një nga xhevahiret e letërsisë gjermane, është një vepër komplekse, ku Gëtja na shfaqet me tërë pasurinë e vet si njeri, dijetar, dramaturg, moralist e stilist, një vepër klasike, si të thuash, e lëmuar, krijim vezullues i një mendjeje të ndritur, një vepër që fërgëllon nga jeta e nga pasioni."

Zh. F. Anzhelos

"Një vepër artistike e pashtershme, një vepër e pamasë dhe e pafund."

Karl Zogler

"Në këtë roman admirojmë prozën tregimtare më të pastër e më të përsosur që ka shkruar Gëtja."

Fridrih Gundolf

"Roman me një forcë tërheqëse thuajse magjike."

Jeremi Adler

"Një zonjë aristokrate, e cila i thotë se këtë libër s'do t'ia rekomandonte asnjë gruaje për ta lexuar, Gëtja, pasi rri për një çast i heshtur e hijerëndë, i përgjigjet me bindje: "Më vjen keq, por ky është libri im më i mirë"."

Hajnrih Laube

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928411631
ean13
9789928411631
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Garda e Bardhë, Mihail Bulgakov

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Jeta ime, Anton Çehov

Heroi i veprës, një intelektual i ri i kohës, i velur nga jeta boshe e parazitare e ambientit që e rrethon, braktis punën e zyrës dhe familjes dhe bëhet punëtor...
220 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Xheni Gerhard, Teodor Drajzer

Xheni Gerhard, që vjen nga një familje e varfër dhe punon në hotelin Kolumbus në punon në Ohaio, ku është akomoduar senatori Xhorxh Brender. Edhe pse i suksesshëm ai ende nuk ka krijuar familje.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkrimet, Karel Capek

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ëndrra e një nate vere, Uiliam Shekspir

"Ëndrra e një nate vere" shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë, të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.
1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000734

Botuesi: Onufri

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2837

Botuesi: Zambaku

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Fausti, Johan Volfang Gëte

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
2 000 Lekë
More
Në gjendje