• Banner

Tre muskëterët, Alexandre Dumas

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter.

2 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tre muskëterët (kopertinë e trashë)
Origjinali: Les trois mousquetaires
Gjinia: Roman
Autori: Alexandre Dumas
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 672
Pesha: 1.211 kg.
ISBN: 978-9928-186-06-5

Mbi librin

Romani "Tre muskëterët" i Aleksandër Dymasë u botua fillimisht me kapituj në gazetën "Siécle", nga marsi deri në korrik të vitit 1844. Më pas u botua me volume, po në vitin 1844, nga shtëpia botuese "Baudry" dhe u ribotua më 1846 te "Fellens dhe Dufour" me ilustrimet e Vivant Beauce.

Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII.

Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter, për të shpëtuar nderin e mbretëreshës së Francës, Ana e Austrisë.

Me duelet, betejat, përleshjet e shumta dhe zhvillimet romaneske, "Tre muskëterët" është shembulli tipik i romanit kalorësiak dhe suksesi i romanit qe aq i menjëhertë dhe aq i madh, sa vetë Dymaja e përshtati veprën për pjesë teatrale dhe i rimori të katër heronjtë për të shkruar edhe dy romane të tjera "Njëzet vjet më vonë" dhe "Vikonti i Bargelonne – s ose Dhjetë vjet më vonë" në vitet 1847 – 1850, duke krijuar kështu trilogjinë e tre muskëterëve. Përherë e më popullore, kjo vepër ka frymëzuar një numër shumë të madh filmash dhe pjesësh teatrale.

Koment nga Mira Meksi

"Tre muskëterët", një nga romanet më të famshëm kalorësiakë të shekullit të XIX – të, që i thurte himn miqësisë së vërtetë, motoja e së cilës "Një për të gjithë e të gjithë për një", kishte gati dy shekuj që kish rrëmbyer zemrat e rinisë së botës...

Thuhej se së bashku me "Don Kishotin e Mançës", "Tre muskëterët", i botuar që më 1844, i ribotuar dhe i stërbotuar në të gjitha gjuhët e botës, nën dhjetëra qindra forma kopertinash, qe libri më i lexuar mbarëbotërisht, pas Biblës...

Përpara se të ishte heroi famëmadh i "Tre muskëterëve", D'Artanjani, me emrin e vërtetë Charles de Batz de Castelmore d'Artagnan, ka luftuar dy shekuj më parë në të gjitha frontet në shërbim të Luigjit të XIV – të. Odile Bordaz, që u ka kushtuar shumë libra muskëterëve, pohon se ka fort të ngjarë që D'Artanjani të jetë varrosur në kishën e Wolder – it pranë Mastrihtit.

"Me kolegët e mi arkeologë, arkivistë, holandezë kemi studiuar hartat e Mastrihtit të bëra në atë kohë nga ekipi i Vauban – it. Shihet qartë kampi i ushtrisë së mbretit që rrethonte qytetin" tregon ajo. Luigjit i XIV – të dhe muskëterët kishin ngritur kazermën e tyre në fshatin fqinj me Wolder – in.

"Logjikisht që aty D'Artanjani me të tijtë u nisën më 25 qershor 1673 për t'i pushtuar me sulm muret e qytetit dhe u vra nga një e shtënë mushkete", vazhdon ajo. Po atë ditë, Luigjit i XIV – të i shkruan së shoqes, mbretëreshës Marie – Therese: "Humba D'Artanjanin, të vetmin njeri që besoja...".

Sipas Odile Bordaz – it, regjistrat famullitarë të rajonit tregojnë se personazhet "e rangut të lartë", të vrarë në betejë, ishin varrosur në kishën më të afërt. Por nuk ekzistojnë regjistrat e kishës së Wolder – it. "Sipas të gjithë treguesve ka më shumë se 90 % mundësi që D'Artanjani dhe të tjerë muskëterë të shtatmadhorisë së mbretit të jenë varrosur në kishën ngjitur me kampin e tyre", pohon ajo.

Hipoteza, sipas së cilës trupi i tij mund të qe sjellë në Francë, në mes të verës, nuk korrespondon me zakonet në kohë lufte, kur "duhej varrosur trupi shpejt". Prifti i kishës Saint – Pierre he Paul de Wolder, Piet van der Aart nuk i ka kundërshtuar gërmimet, por pret "një provë" për të dhënë autorizimin. Shpresa se D'Artanjani së shpejti do të ketë varr është e madhe; ndoshta zonja plakë, rojtarja e Muzeut të tij, nuk jeton më, porse tërë Gaskonës do t'i qetohet brenga shekullore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186065
ean13
9789928186065
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000562

Botuesi: OMSCA-1

Aivenhoi, Uollter Skot

Titulli: AivenhoiOrigjinali: IvanhoeGjinia: RomanAutori: Uollter SkotShqipëroi: Hamit KokalariShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2004Fq. 460Pesha: 0.522 kg.ISBN: 978-99927-52-43-2

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

Çmimi 3 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2155

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Dalloway, Virginia Woolf

Ndërsa koha e mbrëmjes po afrohet, një mik i papritur mbërrin nga India: është i dashuri i saj i parë, Piter Uolsh, i cili i zgjon asaj kujtime të gjalla të së shkuarës gjersa, hap pas hapi, Klarisa Dalloway sjell në krye historinë e jetës së saj, ëndrrat e largëta të fëmijërisë dhe radhën e kaq viteve të shkuara që lëkundin martesën e sa të qetë.

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zambaku

Ne, Jevgenij Zamjatin

Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.

Çmimi 960 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Barriera, Theodore Dreiser

Ndryshe nga të gjithë romancierët e kohës, Teodor Drajzeri ka zbërthyer në mënyrën më të plotë dhe më tërësore frymën dhe psikologjinë e Amerikës. Në librat e tij ndjehet "epizmi" pa formë, butaforia tronditëse e epokës që po degradonte kalonte, si e një gjiganti prehistorik dhe keqkuptimet serioze me të cilat po dukeshin tendencat e reja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)