• Banner

  • Ka mbaruar

Udhetimet e Guliverit, Jonatan Swift

Ndalesa e parë është në ishullin e Liliputëve, ku gjithçka, që nga njerëzit e deri tek objektet, janë në përmasa mjaft të vogla. Më tej ai ndalon në Brobdingnag. Në të kundërt nga ishulli i parë, këtu e gjejmë protagonistin tonë në vendin e gjigantëve. 

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Udhëtimet e Guliverit

Origjinali: Gulliver's Travels into several remote nations of the world

Autori: Jonathan Swift

Përktheu nga origjinali: Halit Selfo

Shtëpia Botuese: Zenit Editions

Fq. 308

Pesha: 0.391

Viti: 2010

ISBN: 978-99956-717-5-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mjeku Lemuel Gulliver, vendoset në bordin e një anije për të shkuar në katër destinacione. Ndalesa e parë është në ishullin e Liliputëve, ku gjithçka, që nga njerëzit e deri tek objektet, janë në përmasa mjaft të vogla. Më tej ai ndalon në Brobdingnag. Në të kundërt nga ishulli i parë, këtu e gjejmë protagonistin tonë në vendin e gjigantëve. Raportet përmbysen. Mjeku kthehet tani në kukullën e vajzës së mbretit. Në pjesën e tretë të udhëtimit Guliverin e shohim në Laputa. Përmes ndodhive dhe personazheve, Swift ka një satirë të drejtpërdrejtë ndaj filozofëve, historianëve dhe shpikësve. Në ishullin e Glubdubdrib, Guliver evokon hijet e të mëdhenjve të antikitetit dhe nga përgjigjet e tyre zbulon meskinitetin.

Ndërsa pranë Struldbrug, në vendin e të pavdekshmëve kupton se fatkeqësia më e madhe e njeriut është që të mos i gjejë asnjëherë fundin jetës. Në pjesën e katërt, më në fund mes virtuozitetit të kuajve Huihnhnmëve vë në kontrast brutalitetin e Yahoo, kafshë me pamje njerëzore. Nuk ekziston në letërsinë perëndimore një “dënim” i tillë i njerëzimit si ai që gjendet në “Udhëtimet e Guliverit”. Kritika ndaj vlerave, ndaj besimit dhe shkencës, nga politika te kultura, shkon deri aty sa të kërcënojë vetë rrënjët e ekzistencës. Por mjeshtëria e Swift ka bërë që ky libër të pranohet lehtësisht nga lexuesit. Alegoria e tij e mprehtë nuk është e qëllimshme, ajo është e dukshme vetëm për atë që do ta shohë dhe nuk e dëmton linjën e fantazisë dhe aventurave që përshkojnë gjithë romanin, i quajtur tashmë një vepër klasike e letërsisë për fëmijë.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789995671754
ean13
9789995671754
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000723

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histo

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një natë në Lisbonë, Erih Maria Remark

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Lulet e mollës, John Galsworthy

Në këtë vepër të mrekullueshme autori na ka treguar me mjeshtëri të lartë artistike dhe me thellësi të madhe psikologjike historinë e një dashurie. Dashurine e Esherstit , e një intelektuali të ri me Migenën ,një vajzë të thjeshtë fshatare. Për dashurinë e njeriut mund të ketë lexuar shumë, po kur lexon “Lulet e Molles “ duket çdo gjë e re , e fuqishme...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000243

Botuesi:

Byzylyku bojeshege, A.I. Kuprin

Prej shumë lexuesve që i janë rikthyer me nostalgji këtij libri, është konsideruar si një nga historitë më të ndjera të dashurisë. Përsiatjet e personazheve mbi dashurinë dhe martesën janë nga më interesantet.

Çmimi 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Kokona

David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Purgatori, Dante Alighieri

Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit; zemërimi, kur do të hakmerret etj); kur dashuron me pasion të tepruar (kopracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta; grykësia, kur...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)