• Banner

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell
  • Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bashkë me erën, vëllimi l
Origjinali: Gone with the wind
Gjinia: Roman
Autori: Margaret Mitchell
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: InfBotues
Viti: 2011
Fq. 552
Pesha: 0.60 kg
ISBN: 978-99956-789-5-1

Mbi librin

I vendosur në jugun e Shteteve të Bashkuara, pas periudhës së Luftës Civile, romani "Bashkë me erën" pa dritën e botimit në vitin 1936, kur kujtimi i kësaj ngjarjeje së përgjakshme ishte ende i gjallë në ndërgjegjien e shumë amerikanëve. Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".

Shoqëria amerikane, e cila po e merrte veten nga kriza e thellë ekonomike që pat filluar pas rënies së Bursës në vitin 1929, e priti me entuziazëm të paparë romanin e lartpërmendur, duke e radhitur këtë, madje edhe falë ekranizimit të paharrueshëm, mes klasikëve të letërsisë bashkëkohore. Historia e dashurisë më të madhe të kohës sonë, historia e Skarletë O'Harës dhe e Ret Batlerit... Libri i Margaret Mitçëllit është një nga romanet më të bukura që janë shkruar ndonjëherë.

Ai është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës dhe tirazhi i tij ka kapur shifrën prej dhjetëra milionë kopjesh të shitura. Sot, rreth një shekull pas botimit të parë, arritjet e tij janë të pakrahasueshme dhe mbetet një nga sagat amerikane më të dashura që është shkruar ndonjëherë...

Komente mbi librin

"Magjepsës dhe i paharrueshëm! Një libër i shquar dhe spektakolar, një libër që nuk do të harrohet!"

Chicago Tribune

"Romani më i mirë që ka ardhur ndonjëherë nga Jugu... Është një roman i paarritshëm në të gjithë letërsinë amerikane."

The Washington Post

 

Detajet e librit
Infbotues
2927

Referencat specifike

isbn
9789995678951
ean13
9789995678951
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Një njeri i zakonshëm, Philip Roth

“Philip Roth u kthye në një artist interpretimi në prozë dhe ishte pikërisht “zëri” i tij — “zëri” i tij — që i lidhi lexuesit me të. Dikush e lexon Rothin për tonin, për muzikën, inti­mitetin e besueshëm, ndonjëherë humorin shpotitës, ndonjëherë zemërimin e sinqertë, shpesh për të gjitha këto bashkë.” Joyce Carol Oates

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

The Nick Adams Stories, Ernest Hemingway

The collection follows Nick's life as a child to parent, along with soldier, veteran, and writer and feature some of Hemingway's earliest work such as "Indian Camp" and some of his best-known short stories, including "Big Two-Hearted River." Perfect for longtime Hemingway fans and as an introduction to one of America's most famous writers.

Çmimi 1 875 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Lagjja Tortila Flet, Xhon Shtajnbek

Një nga romanet më të hershme të shkrimtarit amerikan John Steinbeck (shqipëruar (Shtajnbek), përshkruan jetën dhe aventurat e një grupi shokësh që jetonin në Monterrei, Kaliforni.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Stuhi e Bukur, Johanna Lindsey

Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin për në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)