• Banner

  • Ka mbaruar

Gjeniu i një nate, Stefan Cvajg

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjeniu i një nate
Gjinia: Roman historic
Autori: Stefan Cvajg
Shqipëroi: Jorgji Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2010
Fq. 160
Pesha: 0.19 kg
ISBN: 978-9928-00-032-3

Fragment nga libri

...Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.

Në mbarë Francën askush s'e lidhte emrin e tij me emrin e krijuesit të këngës – himn, tanimë gjerësisht të njohur. Ka shumë të ngjarë që dhe vetë ai të ketë kënduar himnin popullor së bashku me efektivin e tij, por në qoftë se kjo që thamë mund të merret si hamendje, kjo tjetra dihet saktë: kur lexonte në gazeta njoftime të bujshme për përmasat e përhapjes së pjellës së tij të jashtëzakonshme, kur lexonte lajme për këngën që kishte pushtuar Parisin, mbarë frontin, por dhe qytete të tjerë të Francës, as që e pandehtë që kënga – himn "Marsejeza" ishte kënga e shkruar dhe e kompozuar prej tij ndaj të gdhiri të 26 prillit 1792, himni çudi që i kishte dalë nga thellësia e zemrës në një mënyrë aq të vetvetishme, në zhurmën e hapave të ushtarëve, të rrapëllimës së rrotave, të çokitjeve të patkonjve të kuajve atë mëngjes prilli. Ironi e keqe e fatit!

Melodia madhëshore që ta ngre peshë shpirtin e ta lartëson deri në qiell, s'të besohet kur e dëgjon, por ja që është e vërtet, nuk ia rrëmbente shpirtin vetëm një njeriu të vetëm, atij që e krijoi. Në Francë askush s'e thoshte dot se autori i hmnit aq popullor të ishte kapiteni i xhenios Ruyhe dë Lil, lavdia e përmasave kozmike iu njoh vetëm "Marsejezës". Autori i saj vazhdonte të qëndronte i panjohur.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2633

Referencat specifike

isbn
9789928000323
ean13
9789928000323
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2563

Botuesi: Dituria

Novela, Stefan Cvajg

Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2711

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

Çmimi 3 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pedro Paramo, Rrafshina në flakë, Juan Rulfo

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)