Shtrëngata, Uiliam Shekspir
  • Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

2488
Onufri

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shtrëngata (kopertinë e trashë)
Origjinali: The tempest
Gjinia: Tragjedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Perikli Jorgoni
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 152
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-99943-42-38-2

Mbi librin

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.

Zhanri romantik dallohet nga përfshirja (dhe sinteza) e këtyre komponentëve tragjikë, komikë dhe problematikë, si dhe nga fundi i lumtur (zakonisht një maskë ose valle), ku të gjithë ose shumica e karaktereve, pajtohen me njëri – tjetrin. Pasuria e Shtrëngatës si pjesë teatrale harmonizohet me kompleksitetin e jashtëzakonshëm tematik të saj.

Drama i sfidon shqisat tona dhe është një realizim i vetëdijshëm i orkestruar nga shëmbëlltyra e Shekspirit në magjistarin Prospero. Për më tepër, ka edhe polarizime të shumta, ku më të dukshme janë ato ndërmjet natyrës dhe qytetërimit apo artit. Këto linja tematike kanë shumë pika përputhjeje. Megjithatë, nga një këndvështrim i caktuar i tekstit, Shtrëngata bën një pyetje të vetme, të cilën Shekspiri e ka bërë edhe në shumicën e veprave të tij: Çfarë është një qenie njerëzore?

 

Detajet e librit
2488

Referencat specifike

isbn
9789994342382
ean13
9789994342382
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dy zotërinj nga Verona, Uiliam Shekspir

Në fillim të komedisë, Valentini po përgatitet për t'u larguar nga Verona për në Milan, që të zgjerojë horizontin e vet. Ai i kërkon mikut të tij, Proteut, që të niset me të, por ai është i dashuruar me Xhulian dhe nuk pranon të largohet. I zhgënjyer, Valentini i lë lamtumirën Proteut dhe largohet i vetëm.
500 Lekë
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Dama maç, Aleksandër Pushkin

Kur u zgjua ishte vonë; psherëtiu për pasurinë fantastike që kishte humbur, doli përsëri të bredhë nëpër qytet dhe prapë u gjend përpara shtëpisë së konteshës. Sikur një fuqi e panjohur e hiqte andej.
870 Lekë
More

Referenca: 2520

Botuesi: Dituria

Koprraci, Molieri

Në komedinë "Koprraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Harpagoni koprrac e fajdexhi jeton nën ethen e parave.
350 Lekë
More

Referenca: 2633

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjeniu i një nate, Stefan Cvajg

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000794

Botuesi: Onufri

Makbethi, Uiliam Shekspir

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
500 Lekë
More

Referenca: 2098

Botuesi: Onufri

Nata e dymbëdhjetë, Uiliam Shekspir

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.
500 Lekë
More

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.
800 Lekë
More

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.
500 Lekë
More

Referenca: 2489

Botuesi: Onufri

Shumë zhurmë për asgjë, Uiliam Shekspir

Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.
800 Lekë
More

Referenca: 2495

Botuesi: Onufri

Tregtari i Venedikut, Uiliam Shekspir

Megjithëse Tregtari i Venedikut ofron disa kënaqësi tradicionale të komedisë romantike, ajo shfaq gjithashtu rrjedhojat e paragjykimit. Kështu, Shekspiri mbetet bashkëkohësi ynë.
500 Lekë
More

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
500 Lekë
More