• Banner

  • Ka mbaruar
Tango me Jorge Luis Borges
  • Tango me Jorge Luis Borges

Tango me Jorge Luis Borges

Për herë të fundit e pashë Borgesin në librarinë “Qyteti” ku ai shkonte, në qoshe të rrugës Maipu dhe sheshit Cordoba, pranë kafenesë Saint James, e cila sot nuk ekziston.

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tango me Jorge Luis Borges, Intervistë me Alina Diakonu
Gjinia: Intervistë
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 56
Pesha: 0.081 kg.
ISBN: 978-99927-919-4-2

Mbi librin

Për herë të fundit e pashë Borgesin në librarinë "Qyteti" ku ai shkonte, në qoshe të rrugës Maipu dhe sheshit Cordoba, pranë kafenesë Saint James, e cila sot nuk ekziston. Të dyja herët që e takova më kërkoi të recitoja në rumanisht Ati ynë. I pëlqente të dëgjonte tingëllimin e kësaj lutjeje në gjuhë të ndryshme të njerëzisë.

I përkushtoi një vëmendje të qeshur, ëndërrane dhe të ndezur. Pas këtij takimi në udhë, ai u nis në Gjenevë, për të mos u kthyer më. Ose më mirë për t'u kthyer në këtë formën tjetër, të perëndishme të kujtimit – nga ku s'ka për të ikur më, sepse, për fat, kujtimet nuk vdesin kurrë.

Detajet e librit
Ideart
SKU000195
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000148

Botuesi: Ideart

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Zonja me kone, A. P. Cehov

Nakokov e ka shpallur këtë tregim të Çehovit si një nga tregimet e shkurtra më të madhërishme të botës. Një histori dashurie jashtëmartesore mes një bankieri rus dhe një zonje të re me të cilën takohet gjatë pushimeve në Jaltë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Katedralja Shën Mëria e Parisit, Victor Hugo

Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Frankenshtajni, Mary Shelley

Një nga librat më të fortë të historisë së letërsisë, Frankenshtein është bërë simbol i shkencës së shkuar keq dhe një shprehje figurative me një përdorim jashtëzakonisht të larmishëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)