Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kryevepra e panjohur, Honore de Balzak
  • Kryevepra e panjohur, Honore de Balzak

Kryevepra e panjohur, Honore de Balzak

SKU001921
Zenit Editions

Balzaku vdiq i drobitur nga puna, nga mendimi dhe pasioni; asoj pasioni, dua të them, që ai e pat tretur në projektin e vet të pamatë dhe që e kishte dominuar si një ndëshkim zotash.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kryevepra e panjohur (në shqip dhe frëngjisht)
Origjinali: Le Chef – d'œuvre inconnu
Gjinia: Roman
Autori: Honore dë Balzak
Shqipëroi: Krenar Zejno
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2011
Fq. 120
Pesha: 0.146 kg
ISBN: 978-9928-113-04-7

Komente mbi veprën

"Balzaku vdiq i drobitur nga puna, nga mendimi dhe pasioni; asoj pasioni, dua të them, që ai e pat tretur në projektin e vet të pamatë dhe që e kishte dominuar si një ndëshkim zotash."

"Mësimi prej mjeshtrave", Henri James

"Kur e marr në shenjë dhe ia ngul sytë pikturës, e përpij me sy, është një lloj dehjeje...kur çohem si nëpër terr ju thoni që jam ca si i çmendur...ide fikse e pikturës...Frenhofer!"

Cezanne

"Kjo është mrekullia e Frenhoferit: që në fund nuk shihet tjetër gjë veç vetvetes. Për shkak të kërkimit të pareshtur të realitetit ai bie në obskuritet. Ka aq shumë realitete të ndryshme saqë, duke dashur t'i përqafosh të tëra, përhumbesh në terr."

Picasso

"Fundi i Kryeveprës është më i kobshëm se vetvrasja e artistit. Ashtu si tek Van Gogh, korbat e mortjes së tablosë së fundit janë më të zinj se vdekja e tij. Dhe, aq më keq, nëse Frenhoferi po lëshon këtu kumtin që paranjofton edhe një formë eutanazie arti, kjo do të ishte vetë gjëma e këtij arti. Vetvrasja e artistit pse nuk e gjen publikun e artit të tij, është ku e ku më pak se vetvrasja e artit ngase nuk e gjen më artistin që do të mishërojë."

"Këmba e të panjohurës", K. Zejno

 

Detajet e librit
Zenit Editions
SKU001921
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Infbotues

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën. Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Njeriu që qesh, vol. 1+2, Viktor Hygo

Në natën e 29 janarit 1690, një fëmijë dhjetëvjeçar braktiset pasi burrat që e kishin mbajtur që nga lindja. Fëmija është këmbëzbathur dhe duke vdekur urie në mes të një stuhie dëbore ndërsa mbërrin te një trekëmbësh që mban kufomën e një krimineli të varur. Poshtë trekëmbëshit, një grua rreckamane ka ngrirë nga i ftohti. Fëmija tenton të vijojë më tutje...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pedro Paramo, Rrafshina në flakë, Juan Rulfo

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
600 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''
800 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Gruaja me të bardha, Wilkie Collins, vol. 1

Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Afritë përzgjedhëse, Johan Volfgang fon Gëte

Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000178

Botuesi: Ideart

Koha per te ikur, Ray Bradbury

Ray Bradbury është një nga shkrimtarët amerikanë më të njohur në botë. Krijimtaria e tij përfshin romane, tregime, publicistikë, skenare filmash. Vepra e tij është shpërblyer me çmimet më të mëdha letrare, si, Çmimi O’Henry, Çmimi Linkoln etj.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001031

Botuesi: Dituria

Çifutka e Toledos, Lion Fojhtvanger

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000261

Botuesi:

Kolonel Shaberi, Honore de Balzak (Balzaku)

Titulli: Kolonel ShabëriAutori: Honore dë Balzak (Balzaku)Botuesi: ABCViti: 2007Pesha: 0.1 Kg. Mbi autorin Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e V
200 Lekë
More

Referenca: SKU000525

Botuesi: OMSCA-1

Lekura e shagrenit, Honore De Balzak

Romani “Lëkura e shagrenit” rrëfen historinë e një të riu, i cili bleu copën e lëkurës magjike të shagrenit që të përmbushte çdo dëshirë të tij. Por, ndërkohë duke nënvlerësuar këshillën e shitësit, që i ofron atij lëkurën, protagonisti e sheh veten gjatë rrjedhjes së ngjarjeve në situata tepër të paparashikuara...
800 Lekë
More

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.
890 Lekë
More

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"
1 400 Lekë
More

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
600 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
800 Lekë
More