• Banner

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fillimet, ngjarje, dëshmi, kronikë, refleksione nga vitet '90 - '92
Origjinali: Fillimet, ngjarje, dëshmi, kronikë, refleksione nga vitet '90 - '92
Gjinia: Histori, kujtime
Autori:Preç Zogaj
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 468
Pesha: 0.674 kg.
ISBN: 978-9928-190-18-5

Mbi librin

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë, sundimi i parisë vazhdon ta mundë sundimin e ligjit, sektarja vazhdon ta mundë liberalen, partishmëria vazhdon ta mundë intelektualen...

Ç'duhet të bëjnë njerëzit e lirë? Ngjashmëritë çalojnë ashtu si krahasimet. Duke iu referuar një situate të përafërt në Poloninë e tij dhe duke shtruar të njëjtën pyetje, eseisti i madh polak Adam Michnik ka përdorur një përgjigje që meriton të ripërdoret e "të vidhet": "Me ç'duket, në situatën e sotme, inteligjenca ka tri rrugë për të zgjedhur: bashkëfajësinë, frikën ose sakrificën. Ekziston ndoshta edhe një rrugë e katërt: të mos tradhtohet disiplina shpirtërore individuale në momentet më të vështira dhe nën kurrfarë presioni. A mund ta ndihmojmë njëfarësoj botën? Sikur ta dija se nuk mundemi do t'i kisha dorëzuar armët dhe do të trishtohesha, por ja që ndiej se ka ende për të fituar apo humbur". Ka ende për të fituar apo humbur...

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190185
ean13
9789928190185
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001603

Botuesi: Plejad

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000969

Botuesi: Dija-Poradeci

Breshkat e dashuruara, Ilir Buzali

Libri është një përmbledhje me shkrime publicistike të botuar në gazetën "Nositi", Pogradec, 1996-2005. Shkrimet kanë humor, sarkazmë, politikë, probleme sociale, por edhe ironi, seriozitet, naivitet...Gjatë leximit të librit të duket sikur je në një udhëtim që s'mbaron kurrë.

Çmimi 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shqiptarët me dy Hoxha, Ylli Polovina

Ylli Polovina është autor i mbi gjashtëdhjetë librave me tematikë ngjarjet më kryesore kombëtare të cenzuruara deri tani apo të keqshkruara qëllimisht prej pushtetit politik të radhës.Libri Serbi, armiku miku ynë është një ndër botimet e fundit të autorit gjatë vitit 2022.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)