• Ka mbaruar
Cezari i Ballkanit, Peter Lucas
  • Cezari i Ballkanit, Peter Lucas

Cezari i Ballkanit, Peter Lucas

SKU000950
Bota Shqiptare

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Çezari i Ballkanit
Origjinali: Balkan Caesar
Gjinia: Histori
Autori: Peter Lucas
Shqipëroi: Aurel Manushi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2009Fq. 408
Pesha: 0.48 kg
ISBN: 978-99956-11-47-7

Mbi librin

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta. Me shpërthimin e Luftës, OSS, paraardhëse e CIA - s, rekruton të rinj, të cilët ishin të gatshëm të ktheheshin fshehurazi në vendet e paraardhësve të tyre europianë, për të sabotuar makinerinë naziste e për të ndihmuar rezistencën antifashiste në këto vende. Në Boston ata gjetën pinjollë të familjeve shqiptare të vendosura në Amerikë, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin për çlirimin e Shqipërisë. Historia vërtitet rreth Tom Stevens, një i ri idealist, i cili flet rrjedhshëm shqipen. Për të mbledhur sa më tepër informata atij i duhej që të lidhej me Enver Hoxhën, kreun e lëvizjes Nacional çlirimtare, një i ri i pashëm, karizmatik, i edukuar në Paris. Kur mbërriti në Shqipëri, Stevens kuptoi se nazistët nuk ishin e keqja e vetme; Shqipëria ndodhej në mes të një lufte civile. Ishte e vështirë për të kuptuar se kujt i duhej besuar. Në roman përshkruhen figura si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Baba Faja Martaneshi, Omer Nishani etj. Përshkrimi i tyre bëhet mbi bazën që vetë autori ka pasur me këto personazhe, gjatë periudhës që ai ka ardhur në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke qenë një roman, linja historike gërshetohet me krijimtarinë e mirëfilltë, çka e bën librin më tërheqës për lexuesin. Autori i tij, Peter Lucas është një gazetar veteran nga Bostoni, fitues i shumë çmimeve në gazetari. "Çezari i Ballkanit" është vetëm një nga librat që ai ka shkruar në lidhje me Shqipërinë. Koment nga Dr. Fatos Tarifa Nonjëherë pyes veten se çfarë librash duhen blerë për t'u argëtuar dhe për të mësuar në të njëjtën kohë? Peter Lucas e ka këtë përgjigje në romanin e tij tërheqës, emocionues dhe tepër interesant mbi luftën, intrigën dhe romancën. Çdokush që nis ta lexojë nuk do ta ketë të lehtë të shkëputet prej tij. Njohuritë e autorit mbi subjektin janë të thella, si dhe dhembshuria për njerëzit (amerikanët dhe shqiptarët që jetojnë në faqet e "Çezari i Ballkanit") është shumë prekëse. Romani është shkruar kaq fuqishëm saqë mund të bëhet një nga përvojat më magjepsëse dhe më të paharrueshme të leximit tuaj. Të mbetet gjatë në mendje ashtu sikurse vetëm libri më i mirë mundet. Nëse Peter Lucas do të krahasohej me shkrimtarë të tjerë ai do të vihej përkrah Ismail Kadaresë dhe Ernest Heminguejit. Mbi autorin Peter Lucas është lindur dhe rritur në Boston dhe ka kryer studimet në Universitetin e Bostonit. Ai ka shërbyer në Ushtrinë Amerikane në Gjermani. Peter Lucas është gazetar veteran dhe fitues i shumë çmimeve. Gjatë karrierës së gjatë, Lucas ka qenë në gjithë Amerikën dhe rreth botës, ku ai ka mbuluar ngjarje që nga politika e Bostonit dhe fushatat elektorale në vend deri në luftën në Vietnam, problemet në Irlandën e Veriut, Kubë, Amerikën Qendrore, si dhe rënien e komunizmit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai ka mbuluar demonstrimet gjatë Konventës Demokratike në Çikago në vitin 1968, ka intervistuar Fidel Kastron në Havana, si dhe ka mbuluar bombardimet e Serbisë nga NATO në vitin 1999. Ai ka punuar si reporter politik dhe kolumnist për Boston Globe dhe Boston Herald dhe ka shkruar për Boston Phoenix.  

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU000950
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2758

Botuesi: Plejad

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro-Hungareze, Annelise Wernicke

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në...
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939 – 1943, Andrea di Nicola

Pasquale Lugini është lindur në vitin 1896 në Famigniano, Provinca e Rietit. Pas përfundimit të liceut, në vitin 1916 filloi studimet për mjekësi, të cilat i ndërpreu për shkak të mobilizimit në ushtri. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak vijoi përsëri studimet. Në vitin 1921 u regjistrua në radhët e Partisë Nacional Fashiste.
700 Lekë
More

Botuesi: Ars&Academic

Shkaqet e shkatërrimit të minoritetit shqiptar Çam në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azem Kovaci

Qëllimi i këtij dizertacioni është që të rrisë ndërgjegjësimin ndër masat dhe rrethet akademike rreth spastrimit sistematik etnik të shqiptarëve çamë, veçanërisht myslimanë, nga Greqia përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Minoriteti i shqiptarëve çamë në Greqisë që njihen në Shqipëri si Çamët, (në Greqi njihen me emrin “Tsamides”) dhe që përbënin rreth 45...
650 Lekë
More

Referenca: SKU001427

Botuesi: Te tjere

Vizione të qarta, Pjerin Thomai

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.
500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Histori e Shqipërisë 1912-2000, Valentina Duka

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç'thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.
800 Lekë
More

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000805

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrumpalla, Peter Lucas

Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran
800 Lekë
More