• Banner

  • Ka mbaruar

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 790 Lekë Up to 2 370 Lekë

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Misioni amerikan në Shqipëri
Origjinali: The OSS in World War, Albania
Gjinia: Histori
Autori: Peter Lucas
Shqipëroi: Xhevdet Shehu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2008
Fq. 336
Pesha: 0.394 kg.
ISBN: 978-99956-11-20-0

Komente mbi librin

"Edhe autorët e tjerë e kanë portretizuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk ka arritur t'i portretizojë ata me realizmin dhe plotësinë e Peter Lukasit, në këtë libër.

Përshkrimet e tij kombinohen me saktësinë e mijëradokumenteve origjinale që janë ruajtur në Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, si dhe me rrëfimet personale të shumë individëve që kanë njohur Hoxhën dhe Shehungjatë luftës, njerëz që Lukasi i ka intervistuar për librin e tij."

Fatos Tarifa, ish ambasador i Shqipërisë në Shtetet e bashkuara të Amerikës

"Operacionet sekrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore vjen i shqipëruar dhe hedhur në treg nga shtëpia botuese "Bota Shqiptare", e njohur tashmë për botimin e veprave të këtij autori. "Misioni amerikan në Shqipëri" është një libër i jashtëzakonshëm dhe i pari në llojin e tij.

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran.

Ndaj dhe na sjell një histori të pashkruar më parë; një histori të panjohur; një histori që nuk është rrëfyer ndonjëherë as për shqiptarët, as për amerikanët dhe as për kurrkënd tjetër. Ndërkohë që disa autorë anglezë (Entoni Kuejl, Rexhinald Hibert, Xhulian Emeri dhe Dejvid Smajli) kanë botuar libra mbi praninë angleze në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, asnjë amerikan nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Lukasi është i pari. Dhe rrëfimi i tij është brilant."

Gazeta Panorama

"Libri Misioni Amerikan në Shqipëri, zbulon shumë të vërteta të hidhura për fatin e kombit shqiptar në përgjithësi, e në veçanti për përpjekjet e Shqipërisë për të mbijetuar në kushte dhe rrethana, jo vetëm të një injorimi të tmerrshëm nga vendet aleate, por edhe i kurdisjes së planeve nga Beogradi dhe Athina për ta ndarë dhe për ta copëtuar atë.

Enver Hoxha kishte zbuluar të gjitha prapaskenat e zeza, që po i kurdiseshin Shqipërisë dhe kishte arritur ra ruante të paprekur sovranitetin e asaj pjese të Shqipërisë, jashtë së cilës kishte mbetur më shumë se gjysma e trojeve të saj nën robërinë e Jugosllavisë dhe të Greqisë.

Peter Lukas me këtë libër ka dhënë shembullin fenomenal të gazetarit veteran, të paanshëm, insistues, njohës të shkëlqyer të rrethanave e mbi të gjitha tejet i zellshëm për të gjurmuar të vërtetën, pavarësisht se ajo e vërtetë ishte e hidhur, madje shpeshherë edhe lemëritëse. Urrejtja dhe kursi antiamerikan dhe antianlgez i Enver Hoxhës dalin si shkak pasojë.

Për lënien në mëshirën e botës të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, Amerika dhe Anglia ishin kujtuar prej fillimit të viteve 90 të shekullit të kaluar. Amerikanët dhe Anglezët ndihmuan Shqipërinë dhe shumë më tepër ndihmuan Kosovën për t'u çliruar nga kthetrat e barbarisë sllave.

Duket se diplomacia amerikane dhe angleze më në fund e kishte kuptuar se duhej riparuar diçka nga e kaluara e tmerrshme e pozitës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ky libër është një kontribut i pazëvendësueshëm për të mësuar sesi duhet analizuar ngjarjet dhe historinë e së kaluarës, duke pasur moto të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e mbi të gjitha të vërtetën. Peter Lukas në këtë drejtim ka prekur majat. Populli shqiptar i ka borxh këtij gazetari, humanisti dhe miku të madh."

Radio Kosova e Lirë

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU000815
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000950

Botuesi: Bota Shqiptare

Cezari i Ballkanit, Peter Lucas

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vol.3, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)