Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Statutet e Shkodres, nga gjysma e pare e shek. XIV me shtesat deri me 1469 Shihe të plotë

Statutet e Shkodres, nga gjysma e pare e shek. XIV me shtesat deri me 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$15.78

Me ulje çmimi!

-30%

$22.54

Titulli: Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469 (kopertinë e trashë)
Gjinia: Kulturë, histori
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2017
Fq. 228
Pesha: 0.761 kg.
ISBN: 978-9928-136-4-97

Komente mbi librin

"Të nxjerrë në dritë pas rreth shtatë shekujsh, Statutet e Shkodrës na sjellin një pamje të panjohur më parë të një segmenti të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, duke na shfaqur fytyrën e një vendi me qasje kah detit, pjesë e një qarku mesdhetar, që asaj kohe përbënte vetë qendrën e botës së njohur...

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane, ku në atë kohë ngadhënjyen komunat dhe strukturat qytetare.

E vërteta është që Shkodrës në atë fillim të 1300 – ës, aq përshtat i shkojnë ngjasimet: ajo do mund të përshkruhet nga pamje të njëllojta, si për shembull, ato të asokohshmet të Sienës, në Itali, apo tablotë e Ambrogio Lorenzetti – t, e ngjashme me shumë struktura qytetare që po merrnin trajtë në Europë, të cilat tërhiqnin brenda mureve të tyre njerëz nga fshatrat përreth, tregtarë të kudondodhur, artizanë, pronarë të vegjël që shkonin të sajonin diçka të re, duke e nxjerrë të vjetrën jashtë errësirës së oborreve kuvendare, për t'i dhënë dritë një koncepti të ri për jetën, që përbënte fillesën e qytetërimit modern.

Statutet e Shkodrës janë një peshtaf brenda së cilit gjen qytetërimin e zhvilluar mesjetar të Shqipërisë së Epërme; një dritare e hapur kanat më kanat në jetën që gëlon të një bashkësie qytetare... Sepse, edhe pse bën fjalë për një Shqipëri mesjetare të besimit të krishterë, përtej dallimeve fetare, ai shërben për të ruajtur kujtesën e kohës dhe të vendit në periudha të ndryshme ndër shekuj, e ndaj mund të quhet pasuri e gjitë shqiptarëve, e cila duhet njohur, nderuar dhe ruajtur.

Lucia Nadin

"Në fakt, në Europën mesjetare, statutet e komunave qytetare mishërojnë formën më të përpunuar të ligjshmërisë. Statutet ishin produkt i një shoqërie të organizuar në formën më të lartë, e cila vetëqeverisej nga ligjet dhe nga institucionet e veta, të zgjedhura në mënyrë demokratike nga ansambleja e qytetarëve të lirë.

Statutet e Shkodrës, që i paraqiten sot lexuesit shqiptar në një botim të ri, përbëjnë një material të rrallë për historinë e për kulturën mesjetare shqiptare. Në vitin 1873, kur zbuloi dhe botoi Kronikën e Gjon Muzakës, historiani gjerman Karl Hopf nuk ngurroi ta quajë atë "perlë e burimeve tona për Shqipërinë mesjetare".

Sot, falë kuriozitetit e pasionit shkencor pë hershmëritë shqiptare të Prof. Lucia Nadin, ne zotërojmë padyshim një tjetër perlë, po aq të çmuar sa e para. Nëse e para, Kronika e Gjon Muzakës, na njeh me jetën dhe shoqërinë feudale të shek. XIV – XV, Statutet e Shkodrës na zbulojnë në mënyrë verbuese polin tjetër të qytetërimit mesjetar shqiptar, atë të qyteteve autonome, ku Shkodra zinte një vend të veçantë nderi në krejt arealin dalmato – shqiptar."

Pëllumb Xhufi